Përshkrimi

Kompania ARSTL Group e ka filluar suksesshëm aktivitetin e saj që nga viti 1998. Aktiviteti kryesor i kompanisë është distribucioni i një game të gjerë produktesh si lëngje frutash, ujë, pije energjike, birra, artikuj ushqimorë, detergjentë etj, në tregun shqipëtar. ARSTL Group ka sot një numër markash që kryesojnë tregun shqipëtar. Mjafton të përmendim produkte si pija energjike “B52”, apo lëngu i frutave “Tropikal”, për të kuptuar që një pjesë e mirë e këtyre produkteve janë shndërruar në pjesë të pandarë të jetës së përditshme të secilit nga ne. Por edhe markat e tjera si Golden Dap, Aqua Julia, Pasta Julia etj kanë zënë vend të mire në treg dhe me gjerë duke fituar prioritet në segmente të caktuara.

Detyrat/Pergjegjesite


  • Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas afateve kohore;
  • Menaxheri i Marketingut duhet njohë tregun dhe të realizojë studime të tregut.
  • Të realizojë imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilët do të mbulojnë me marketing;
  • Mbikqyrja e promocioneve


Kerkesat e Profilit:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë (Menaxhim marketing)
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperience pune në fusha të ngjashme.Te kete referenca (Preferohet)
  • Të njohë shumë mire një gjuhë të huaj, preferohet anglisht;
  • Të njohë shumë mirë programet bazë Office (avantazh njohja e programeve profesionale)
  • Të ketë experiencë në realizimin e strategjive të marketingut dhe publicitar
    Te kete leje drejtimi



Kandidatet e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre (Cv me foto) në adresën elektronike: punesimi@arstlgroup.com

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.


Apliko