Kompania Tring Communications, ka qënë një ndër viktimat e këtij mentaliteti dhe paragjykimi…kompani e madhe dhe serioze, prej shumë vitesh lider në profilin e vet…por…disa punonjës të pakënaqur vazhdojnë të bëjnë anti-reklamën në tregun e punësimit…disa të tjerë paragjykues “besojnë”, disa të tjerë “heshtin”, por shumë të tjerë mendje hapur vazhdojnë dhe e provojnë vetë Tring Communications, dhe janë të kënaqur…
Personalisht mendoj që kjo kompani e rëndësishme në Shqipëri është shumë komplekse, është sfidë profesionale…Nuk është e vërtetë që aty të pret një dështim, përkundrazi aty të pret një hapësirë e madhe mundësish për tu rritur profesionalisht dhe përvetësim të teknologjisë së re që ata përdorin.
Është kënaqësi e veçantë të shikosh që kandidatët që mendojnë se kompanitë shqiptare janë “rritur profesionalisht” janë të shumtë dhe po shtohen dita ditës. Në fund të fundit mbi 80% e gjithë kompanive të huaja në Shqipëri drejtohen dhe menaxhohen nga shqiptarë…edhe këto kompani duhet të paragjykohen?
Ëndërroj të shohë atë ditë kur ne si shqiptarë të kemi më shumë respekt për vetveten dhe punët që bëjmë…ky vend është Shqipëri dhe duam apo nuk duam ne, besojmë apo nuk besojmë, paragjykojmë apo nuk paragjykojmë, do bëhet dhe do ndërtohet vetëm nga ne, shqiptarët…
Gjej rastin të përgëzoj Tring Communications për kujdesin dhe dëshirën për të bërë më të mirën e mundshme në një treg shumë të vështirë…
Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni
![](http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif)