Agjent Shitjesh për Philips AVENT
NEPTUN, kompania lider për pajisjet elektro - shtëpiake në Shqipëri shpall pozicionin vakant të AGJENTIT TË SHITJEVE për Departamentin e Philips AVENT - Kujdesi për nënat dhe bebet!

Detyrat/Përgjegjësitë:
  • Të bëjë studim tregu dhe të krijojë klientë të rinj.
  • Të komunikojë dhe prezantojë të gjitha produktet që tregton Philips AVENT duke identifikuar e plotësuar nevojat e klientëve bazuar kjo në strategjinë fitimprurëse të kompanisë Neptun.
  • Të kryejë vizita e të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët, që janë mjekë e farmacistë.
  • Të monitorojë procesin e porosive e të bashkëpunojë me të gjitha departamentet përkatëse deri në mbërritjen e porosive tek klientët.
  • Të ndjekë procedurat e pagesës.
  • Të kujdeset për rregullat e Merchandising të produkteve të Philips AVENT-it.
  • Të përgatisë e paraqesë në mënyrë periodike dhe / ose sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientët si dhe të propozojë veprime që mund të ndërmerren për të përmirësuar rezultatet e kërkuara.
Aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare.
  • Të paktën 2 vjet përvojë në shitje, preferohet me njohje te produkteve farmaceutike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese e negociuese.
  • Njohuri të mira të paketës Ms office dhe gjuhës angleze.
  • Gadishmëri për të udhëtuar shpesh dhe Patentë shoferi të vlefshme, klasi B.
- Kandidatët e interesuar mund të paraqesin CV-në e detajuar dhe Letrën e interesit për pozicionin që aplikojnë në adresën elektronike: hr@neptun.al

Afati i fundit i dorëzimit të CV-ve është : 10 Mars 2012

Apliko