Organizata “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë” (RMSA) është një organizatë lokale Jo-qeveritare dhe Jo-Fitimprurëse e cila ka filluar aktivitetin e saj që prej shtatotit të vitit 2001 si partner implementues i UNHCR-së dhe në të njëjtën kohë me një projekt tjetër të mbështetur nga Ambasada Kandeze.
Ajo synon të zbatojë projekte në të ardhmen të cilat të jenë brenda mandatit të saj për të ofruar shërbime sociale, mjeksore, psikologjike dhe ligjore për refugjatët, azil-kërkuesit, migrantët (IDPs) dhe pakicave minoritare në Shqipëri.