PDA

View Full Version : Kompanitė qė “nuk vėnė gjumė nė sy”…



Elton ILIRJANI
04.11.2011, 17:33
Jonida, njė nėnė e re, gjatė takimit qė pati nė zyrėn time hodhi sytė te kalendari qė kam pas shpine, ku mbaj tė shėnuara gjithė ditėt pushim pėr festat zyrtare pėr kėtė vit.

Jonida vazhdoi tė mė pyeste:

- A janė tė gjitha firmat tė informuara pėr kėto ditė pushimi?

Unė u pėrgjigja se sipas Kodit tė Punės sė Republikės sė Shqipėrisė tė gjitha firmat duhet tė jenė nė dijeni, dhe i shpjegova se kėto data nė firma tė ndryshme ose janė pushim ose rimbursohen nė vlerė monetare sipas njė pėrllogaritje dhe kjo e pėrcaktuar nė kėtė kod. Por gjithmonė, i shpjegova, duhet pasur parasysh qė orėt maksimale tė punės nė njė jave nuk duhet tė kalohen kurrsesi…

Jonida mė ndėrpreu fjalėn gjithė emocion dhe vazhdoi:

- Nė krahun tjetėr , firmat qė “nuk vėnė gjumė nė sy” dhe qė “mbajnė zgjuar” gjithė punonjėsit, nuk i lejojnė as tė pushojnė nė festa zyrtare, qė i nxjerrin nė punė nė ditė tė shtunė dhe tė dielė dhe qė nuk i rimbursojnė nė vlerė monetare, ndodh njė “skllavėrim i njerėzve nė nevojė” qė i mbajnė fort kėto vende pune si “bibla papirusi” tė fshehura nė mendjet dhe zemrat e tyre tė brengosura…Kjo nuk mbaron me kaq, pasi ata punojnė shumė herė mė shumė se orari i lejuar javor, ditėn dhe natėn, nė shi e nė borė, ne diell e nė erė…Nė fund tė fundit, ata janė duke ndėrtuar “pramidat” prej balte tė pseudo-sipėrmarrėsve tanė. Them “piramida”, pasi nuk kam pasur asnjėherė besim te shfrytėzimi i padrejtė, dhe sidomos te shfrytėzimi i padrejtė i fuqisė punėtore. Kam bindjen e palėkundur se pikėrisht ato firma “qė nuk vėnė gjumė nė sy” , pėrballen mė shumė me probleme tė komplikuara menaxhimi dhe probleme ekonomike, nė krahasim me firmat apo bizneset qė respektojnė Kodin e Punės.

Pas njė ndėrprerje tė shkurtėr duke hedhur sėrish sytė e pėrvuajtur nga kalendari qė nxiti kėtė bisedė vazhdoi me zė mė tė lartė:

- “Piramida” tė tilla, patjetėr qė janė sipėrmarrje “tė shkruara nė rėrė”, dhe fatkeqėsisht janė burim mėrzie pėr punonjėsit dhe vetė-mashtrimi pėr sipėrmarrėsit…Kėto firma nuk do shkojnė larg pasi stafi duhet tė ndjehet i motivuar dhe i paguar pėr orėt qė kalon nė punė, pėr atė festė qė nuk e feston me fėmijėt dhe tė dashurit e vet! Pėr atė fundjavė qė e kalon nė punė pasi “shefi” ndjehet vetėm dhe i pavlefshėm pa hedhur shikimin e tij bosh mbi sytė e pėrvuajtur tė vartėsve tė tij…

Jonida nė fund pasi nxori njė rezyme tė zhubrosur nga ēanta e saj e mbushur me shumė aksesorė dhe bukėn qė e merrte me vete ēdo ditė nė punė, vazhdoi tė fliste me njė ton mė tė ulėt, por shumė tė vendosur:

- Shfrytėzimi i fuqisė punėtore duhet tė marrė fund! Shoqėritė e frustruara nuk shkojnė larg, pėrkundrazi kthehen nė makina vrasėse pėr tė gjithė, pėrfshirė edhe ata qė i frustrojnė… Elton, unė jam nė kėrkim tė njė pune tė re, ku tė mund tė kem kohė tė shohė fėmijėn tim, qoftė edhe njė tė shtunė… apo njė ditė feste ku tė mund ta nxjerr shėtitje dhe tė kaloj njė ditė me tė. Shefi im duhet tė kuptojė qė kėshtu nuk vazhdohet…ndoshta ndėrgjegjėsohet pas largimit tim…

Pėr tek diskutimet mbi kėtė tematikė klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/_UzmAY)