PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje



Bio-Aklen
15.07.2010, 11:11
Kompania Bio-Erbo Estetika “Aklen”, me aktivitet në fushën e Estetikës dhe Kozmetikës, kërkon që të punësojë një person në postin e Agjentit (agjentes) të Shitjeve dhe Marketingut.

Detyrat :

Raporton tek Drejtori i Marketingut
T’iu prezantoje dhe t’iu shesë klientëve produktet e kompanisë.
Të jetë i mirinformuar mbi produktin dhe kompaninë.
Të përgatisë raporte të herëpashershme mbi ecurinë e shitjeve, ku të përfshihen: kontaktet e marra, shitjet e realizuara, kontaktet pas shitjeve dhe shkalla e realizimit të objektivave.
Të ndjekë mundësitë e reja dhe referencat që mbledh në terren.
Të vendosë dhe të ruaj raporte të mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

Të ketë mbaruar Universitetin, preferohet Ekonomik.
Të ketë eksperiencë në fushën e Shitje/Marketing (eksperienca në tregun e kozmetikës dhe estetikës përbën përparësi)
Të njohë shumë mirë programet e paketës Office
Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë që të punojë në grup.
Të ketë aftësi bindëse, të jetë energjik dhe të ketë iniciativë.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane ose angleze.

Paga konkuruese.

Kandidatet e interesuar të dërgojnë CV dhe Letër Motivimi në adresën:
info@bio-aklen.com

(http://www.bio-aklen.com/)