PDA

View Full Version : Specialist i Riskut te Kredise, Departamenti i Menaxhimit te Riskut



Union Bank
06.04.2016, 14:19
Union Bank ka filluar aktivitetin si banke e nivelit te dyte qe ne vitin 2006. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe aktualisht ka nje rrjet te zhvilluar me 29 dege dhe zhvillon biznes ne te gjithe qytetet kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 350 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen qe kemi ne pune dhe kerkojme t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti te Riskut te Kredise, ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane ndaj ftohen te aplikojne kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Specialist i Riskut te Kredise
ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut


Qellimi i pergjithshem i punes: Pergjegjes ne identifikimin, vleresimin, monitorimin dhe raportimin e risqeve ndaj te cileve ekspozohet banka, me fokus kryesor riskun e kredise. Pozicioni operon si nje linje kontrolli per ekspozimet e portofolit te kredise ne teresi, paralelisht me linjen e pare dhe te dyte te kontrollit te implementuar ne Divizionet e Biznesit dhe Kredise.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:


Ndjek dhe monitoron risqet dhe procesin e menaxhimit te riskut ne fushat e meposhtme:

risku i kredise se portofolit ne teresi (jo ne nivel dosjesh/raste individuale);
risku i shlyerjes se kunderpales (per kategorite te tjera te klienteve);
risqet operacionale ne fushen e kredise.



me qellim minimizimin e humbjeve qe mund te kete banka.


Pergjegjes per ndjekjen dhe zbatimin e kerkesave rregullative dhe te brendshme ne fushen e menaxhimit te riskut.
Monitoron dhe analizon me detaje strukturen e portofolit te kredise, shperndarjen e tij, sjelljen dhe trendet, zhvillimin e kredive me probleme etj.
Analizon eficencen e procesit te vendimmarrjes se kredise kryesisht referuar zbatueshmerise se kritereve te politikes, perputhshmerise me kushtet e produkteve dhe cilesise se kredise ne nivel portofoli. Analizon me kujdes devijimet dhe arsyet e tyre.
Pergjegjes per zhvillimin dhe monitorimin e nje sistemi te paralajmerimit te hershem (early-warning) dhe indikatoreve sinjifikative ne nivel portofoli.
Investigim i kujdesshem i rasteve specifike, me fokus identifikimin dhe vleresimin e mangesive te procesit te kredidhenies deri ne dyshime apo skenare mashtrimit.
Merr pjese ne procesin e klasifikimit dhe provigjonimit te kredive, ne perputhje me kerkesat rregullative.
Pergatit analizat apo skenaret stress-test, vlereson supozimet e perdorura dhe analizon skenaret me te besueshem duke vleresuar edhe pershtatshmerine e kapaciteteve per perballimit te risqeve ne kushte ekstreme apo ndikimin ne treguesin e mjaftueshmerise se kapitalit.
Pergjegjes per raportimin ne kohe te raporteve te riskut ne secilen prej fushave te mesiperme, analizon zhvillimet dhe paraqet konkluzionet dhe/ose rekomandimet e tij/saj te cilat do te paraqiten me tej ne nivele te ndryshme drejtuese ne banke.
Identifikon risqet dhe vlereson pershtatshmerine e kontrolleve te propozuara gjate vleresimit te produkteve te reja apo te proceseve te caktuara.
Monitoron ndryshimet rregullative, pershtatshmerine e metodave llogaritese, supozimeve apo elementeve te tjere si dhe pershtat keto ndryshime ne politikat / procedurat / metodologjite e implementuara.
Kryen detyra te tjera sipas nevojave te departamentit.




Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


Diplome ne fushen e Ekonomise, Statistike, Matematike (diplome master e preferuar).
Eksperience prej se paku 3 vite ne sistemin bankar, nga te cilat te pakten nje vit si oficer biznesi/kredie apo risku.


Aftesi te tjera:


Aftesi te dalluara per punen me shifra, njohuri statistikore dhe perdorimi i modeleve matematikore dhe ekonometrike.
Njohuri te mira te praktikes bankare.
Aftesi te mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi.
Te jete i pergjegjshem dhe me iniciative.
Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Microsoft Office, etj.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Prill 2016:


Leter “Shprehje Interesi” per pozicionin,
CV e detajuar,
Kopje diplome shoqeruar me liste notash,
Letra reference nga punedhenes te meparshem (nese disponohet).


ne adresen e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).