PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Projekti per Supervizionin dhe Mbikqyrjen



ManeTCI
01.05.2015, 11:07
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Koordinator Projekti per Supervizionin dhe Mbikqyrjen. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:


Aprovimin e grafikut te punimeve, metodologjise se punimeve, te kontraktorit dhe skemes organizative te tij, duke perfshire personelin dhe makinerite ne dispozicion te projektit,
Aprovimin e nenkontraktimit,
Suportimin e Kontraktorit me formularet tip dhe format e raportimit,
Aprovimin e materialeve/paisjeve sipas kerkesave te projektit,
Aprovimin e ndryshimeve/rishikimeve ne projekt,
Aprovimin e projektit te Magazines, i cili do te kryhet nga kontraktori,
Aprovimin e vizatimeve te punes “shop drawings”,
Kontrollin e punimeve ne kantier nepermjet inspektimeve dhe testimeve periodike,
Kontrollin e volumeve, nepermjet matjeve faktike me topograf te Kompanise “Mane TCI”,
Kontrollin e librezave te masave dhe situacioneve te punimeve,
Kontrollin e librit te kantierit,
Sigurimin e dokumentacionit tekniko‐ligjor ne objekt,
Perpilimin e urdhrave te ndryshme per ndryshime, modifikime etj,
Kontrollin dhe monitorimin e grafikut te punimeve,
Kontrollin dhe monitorimin e planit te cilesise se punes te Kontraktorit,
Instruksione te ndryshme gjate periudhes se punimeve,
Perpilimin e ndryshimeve te kontrates nese nevojitet,
Koordinim me grupin e projektimit,
Autorizimin e shpenzimeve nga fondi rezerve, nese do te nevojitet,
Perpilimin e dokumentacionit final per “Certifikimin e dorezimit te Punimeve”,
Marrjen ne dorezim te punimeve pjesore ose totale duke ndjekur praktikat ne perputhje me kontraten dhe specifikimet teknike, duke kryer te gjitha inspektimet dhe testimet e kerkuara dhe perpilimin e dokumentacionit perkates,
Aprovimin dhe marrjen ne dorezim te vizatimeve te punes “as built”,
Mbajten e dokumentacionit per “Akt Kolaudimin”,
Mbajtje e kontakteve te vazhdueshme me Supervizorin Ligjor te Projektit,
Raport Teknik, periodik me baze mujore ose me shpesh, ne gjuhen shqipe ose angleze kur kerkohet,
Perpilim i dokumentacionit per mbylljen e Punimeve dhe fillimin e Periudhes se Garancise.


KËRKESAT:


Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi,
Minimumi 5 vjet eksperience ne kete fushe,
Njohje e gjuheve te huaja, anglishtja perparesi,
Aftesi shume te mira ne kontroll, mbikqyrje, raportim manaxherial, manaxhim performance,
I vete motivuar, i afte te drejtoje dhe te motivoje njerez,
Komunikues i mire, me shkrim dhe verbal,
Fleksibel per te punuar dhe me ore te zgjatura,
Njohuri te mira ne MS Project,
Njohuri te mira ne Autocad.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 08 Maj 2015.