PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent ne Departamentin e Burimeve Njerezore



Union Bank
15.09.2014, 15:45
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Asistenti ne Departamentin e Burimeve Njerezore, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.




Asistent ne Departamentin e Burimeve Njerezore

Qellimi i Pergjithshem i Punes eshte te asistoje ne ekzekutimin e operacioneve te burimeve njerezore, lidhur kryesisht me fushen e rekrutimit, trajnimit, administrimit etj., bazuar ne politikat dhe procedurat perkatese, nen mbikeqyrjen direkte te Drejtorit te BNJ.

Profili Individual i deshiruar:

Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te (preferohet mesatare e pergjithshme e notave mbi 8).
Njohuri shume te mira te programeve baze te MS Office (word, excel).
Aftesi te tjera:

Te kete aftesi shume te mira ne komunikimin me goje dhe me shkrim.
Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
I/e organizuar, i/e kujdeshem ndaj detajeve, te ruaje konfidencialitetin e informacionit, i pergjegjshem, te kete vullnet per te mesuar dhe avancuar ne fushen e manaxhimit te BNJ.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 21 Shtator 2014:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV
Kopje te diplomes dhe listes se notave
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane


E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)

Fax: +355 4 2272 880


Kandiatet mund t’i nenshtrohen nje testimi me shkrim.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).