PDA

View Full Version : 7 zakone (jo dhe aq) tė mira



Lady Albania
16.03.2013, 21:07
http://www.ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-7-zakone-jo-dhe-aq-te-mira-001.jpg (http://www.ladyalbania.al/shendeti/7-zakone-jo-dhe-aq-te-mira.la#)


Shpesh qėllon t`i konsiderojmė tė mira disa zakone qė nė tė vėrtetė janė tė dmėshme pėr shėndetin tonė. Nė vijim po ju njohim me shtatė sjellje tė gabuara, tė cilat i cilėsojmė si njė burim tė mirėqenies sonė.

Tė pish ujė
Edhe pse dėgjojmė tė pėrsėritet vazhdimisht se duhet tė pijmė tė paktėn 8 gota ujė nė ditė, kėrkimet mė tė fundit kanė dalė nė pėrfundimin se, jo vetėm qė nuk ka vėrtetime shkencore nė lidhje me kėtė, por pėrkundrazi ėshtė hedhur hipoteza se tė pish sasi tė tepėrta uji mund tė jetė e rrezikshme sepse ndikon nė uljen e kripės nė gjak.

Tė hash ushqime me pak yndyrė
Kur fillojmė tė hamė nė mėnyrė tė shėndetshme ose ndjekim njė dietė, jemi tė prirur tė zgjedhim ushqime me pėrmbajtje tė ulėt yndryash nė pėrpjekje pėr tė rėnė nga pesha. Sidoqoftė, shpesh, ne rrezikojmė tė lėmė jashtė dhe tė ashtuquajturat “yndyrna tė mira”, si pėr shembull acidet yndyrore “omega 3”, qė gjenden nė disa lloje peshqish, tek arrat dhe te farat e lirit. Ky lloj yndyrnash na ndihmon qė ta ruajmė lėkurėn tė butė, tė hidratuar dhe tė tonifikuar, por ėshtė gjithashtu e domosdoshme pėr funksionimin e mirė tė trurit, shėndetit tė zemrės dhe parandalimin e artritit.

Tė pish kokteje joalkoolike
Mund tė mendohet se zevėndėsimi i koktejeve alkoolike me ato pa alkool, ėshtė njė zgjedhje e mirė pėr shėndetin, por kjo nuk ėshtė gjithmonė njė teori qė vlen. Ndėrsa tė reduktosh alkoolin ėshtė diēka pozitive pėr mirėqenien tonė, koktejet joalkoolike pėrmbajnė shpesh shumė sheqer tė rafinuar, qė sipas studimeve tė ndryshme, mund tė krijojė po atė varėsi qė krijon alkooli. Ndaj nėse doni tė pini njė aperitiv pa pasur asnjė merak, zgjidhni joalkoolikėt me fruta nė vend tė atyre me bazė shurupi.

Fitness nė orėt e para tė mėngjesit
Tė ushtrosh pėrditė sport tė shėndetshėm ėshtė ideale, por vetėm pasdite. Shumė studime kanė dalė nė pėrfundimin se njė stėrvitje e rėndė herėt nė mėngjes nuk ėshtė aq gjė e mirė sa ē`kujtojnė tė gjithė. Njė studim i realizuar nga Brunel University (Middlesex) ka zbuluar se njė stėrvitje shumė impenjative nė mėngjes mund tė kompromentojė sistemin imunitar dhe t`i ekspozojė atletėt ndaj njė rreziku tė lartė infeksionesh bakteriale dhe virale. Pėr mėngjesin kėshillohen gjimnastika e lehtė ose ecja e shpejtė, ndėrkohė qė stėrvitja e rėndė mund tė shtyhet pėr nė pasdite.

Tė marrėsh shtojca ushqimore
Vitaminat janė me siguri diēka e mirė pėr shėndetin, por bėni kujdes se si dhe sa syresh merrni, mbi tė gjitha nėse jeni tipi qė iu drejtoni shpesh shtojcave ushqimore. Kėrkime tė ndryshme kanė treguar se doza tė larta vitaminash qė pėrmbajnė hekur, magnez dhe vitaminė B6, rrisin rrezikun pėr vdekshmėri te gratė shtatėzėna; ndėrsa, te meshkujt, marrja e tepėrt e vitaminės E, do tė provokonte njė rrezik mė tė madh nga kanceri i prostatės. Disa njerėzve mund t`u kėrkohet tė marrin disa lloje vitaminash, sidomos nėse kanė nivele tė ulta vitaminash D ose dhe veganėve, qė mund tė kenė mungesė tė vitaminės B12. Por nė kėto raste, zgjidhja mė e mirė nuk janė vitaminat, por njė dietė e larmishme me fruta dhe perime, nė gjendje pėr t`ju furnizuar me tė gjitha vlerat ushqyese pėr tė cilat keni nevojė.

Tė pėrdorėsh kremin e diellit
Me ardhjen e verės, mbi tė gjitha, nisim tė tregojmė kujdes nga rreziqet e rrezeve tė diellit, nė veēanti, i ruhemi kancerit tė lėkurės duke mbuluar lėkurėn tonė nė ēdo moment. Megjithatė, edhe pse ėshtė esktremisht e rėndėsishme tė mbrojmė lėkurėn, disa ekspertė sė fundmi kanė sugjeruar se njė ekspozim minimal por i shpeshtė ndaj diellit i bėn mirė organizmit tonė, sepse njė mungesė e vitaminės D mund tė ēojė nė rakitizėm, osteomalaci dhe depresion. Kėshilla zyrtare e Mbretėrisė sė Bashkuar, ku nivelet e rakitizmit janė rritur vitet e fundit, ėshtė qė tė kalojmė nė diell 10 minuta nė ditė pėrpara se tė vėmė kremin e diellit.

Tė flasėsh pėr problemet e tua
Tė flasėsh pėr problemet e tua shpesh mund tė jetė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr t`i parė nė mėnyrė mė objektive situatat, duke gjetur kėshtu mė lehtė njė zgjidhje. Megjithatė, studime tė ndryshme kanė sugjeruar se, tė mendosh dhe tė rimendosh pėr vėshtirėsitė e tua, mund tė ndikojė negativisht pėr shėndetin. Sipas kėrkimeve, tė zgjatesh dhe tė analizosh shumė shpesh problemet e tua me miqtė, mund tė shkaktojė shqetėsime ankthi, stres dhe depresion. Do tė ishte mirė tė flisnit pėr zgjidhjet e mundshme, nė vend tė problemeve nė vetvete.


www.ladyalbania.al (http://ladyalbania.al/)

Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat

http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_fb_1.png (https://www.facebook.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_tw_1.png (http://www.twitter.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_rss_1 (http://www.ladyalbania.al/ladyalbania-rss.la)