PDA

View Full Version : Specialist Sherbimi Me Klientet/bkt Fier



BANKA KOMBETARE TREGTARE (BKT)
31.05.2013, 10:20
SPECIALIST/SENIOR BANKINGU I OPERACIONEVE/DEGA FIER

Përgjegjësitë kryesore:


Të tërheqë klientë të mundshëm, duke ju përgjigjur pyetjeve për produktet dhe shërbimet e ofruara. Në të njëjtën kohë, sugjeron informacion për produkte dhe shërbime të tjera të ofruara nga banka.
Të njohë shumë mirë të gjithë manualet, udhëzimet dhe procedurat që lidhen me pozicionin e Specialistit të Bankingut të Operacioneve
Të angazhohet për hapjen e llogarisë së klientëve, duke regjistruar informacionin për këtë ndërmarrje financiare të tyre.
Të mirëmbajë llogaritë financiare, duke procesuar rregullimet ndryshme në të dhënat e klientëve.
Të rekomandojë produkte ose shërbime të mundshme tek manaxhimi, duke mbledhur informacion nga klientët dhe analizuar nevojat e tyre.
Të realizojë kryerjen e transaksioneve me Bankën e Shqipërisë për Bono Thesari(blerje,shitje dhe riinvestime)
Të kryejë transaksione të këmbimit valuator
Të pranojë kërkesa për transaksione me jashtë
Të pranojë kërkesat për Letër Kredi, Letër Garanci, Inkaso nga klientët
Të pranojë çeqet, jo vetëm të bankave të huaja, por edhe të atyre të nivelit të dytë në Shqipëri.

Aftësitë/Kualifikimet:



Të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
Të ketë min 2 vite eksperience ne banke ne sektorin operacional
Të ketë njohuri për produktet dhe shërbimet bankare.
Të jetë i aftë të zgjidhë ose orientojë problemet e ndryshme në punë.
Të ketë njohuri të tregut bankar.
Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi dokumentuese.
Të jetë i aftë të analizojë informacionet e dhëna nga klientët.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë online nëpërmjet linkut te mëposhtëm:
https://cv.bkt.com.al (https://cv.bkt.com.al/)

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.