PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent/Specialist



Union Bank
25.09.2012, 15:14
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 280 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per nje Asistent ne Njesine e Parandalimit te Pastrimit te Parave (AML) ne Drejtorine e Pergjithshme, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


Asistent/Specialist ne Njesine e Parandalimit te Pastrimit te Parave

Pergjegjesite kryesore kane te bejne me sigurimin e perputhshmerise se vazhdueshme e ne cdo kohe me te gjithe elementet e procedures se parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit te Union Bank dhe perfshijne:


Te pergatise, te raportoje dhe te verifikoje raportin ditor te detyrueshem tek Autoriteti Pergjegjes per PPPFT sipas kerkesave dhe afateve ligjore ne respekt te procedures bankare te miratuar.
Te pergatise ne menyre te plote, te sakte dhe brenda afateve kohore, setin e dokumentacionit bankar ne pergjigje te kerkesave me shkrim per informacion qe vijne qe nga DPPPP apo organe te tjera te shtetit, subjekte informimi bazuar ne kerkesat ligjore.
Te kontrolloje raportet periodike te monitorimit me qellim evidentimin e rasteve me anomali, sipas kerkesave te Njesise.
Te kryeje perditesimin dhe mirembajtjen ne menyre periodike te listave te percaktuara ne proceduren te PPPFT ne Union Bank.
Te jape asistence per stafin operacional te degeve ne funksion te zbatimit te proçedures bankare te PPPFT.
Te asistoje ne organizimin e trajnimeve periodike ose te planifikuara te Njesise per stafin e bankes.
Te kryeje detyra te tjera te ngarkuara nga drejtori sipas nevojave te Njesise.


Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


Diplome universitare ne ekonomi ose fusha te lidhura me te.
Eksperienca operacionale bankare e preferueshme prej 1viti dhe njohja e produkteve/sherbimeve bankare.
Ekspozimi ndaj procedurave te PPPFT perben avantazh.

Aftesi te tjera:


Aftesi te mira komunikimi.
Aftesi te mira organizative dhe ne punen me dokumenta.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 1 Tetor 2012:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al
Tirane

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.