PDA

View Full Version : Kavaje, ofroj vend pune MENAXHER DYQANI



Neptun shpk
25.04.2012, 16:46
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 13 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.



NJOFTIM



TITULLI: Menaxher Dyqani
DEPARTAMENTI: Shitje me Pakice, Dyqani Neptun Kavaje
RAPORTON TEK: Menaxheri Rajonal


Permbledhja e pozicionit:

Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.
Fokusi kryesor i Menaxherit te Dyqanit eshte qe te permiresoje ecurine komerciale te dyqanit dhe te shtoje ne maksimum te ardhurat.

Funksionet thelbesore te punes:

Pergjegjesia per te dorezuar planin vjetor ne xhiro dhe te ardhura
Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment
Menaxhimi i niveleve te stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut
Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore
Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise
Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve
Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente
Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve
Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment
Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestare te rinj potencial per staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi
Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani
Kontrolli i shpenzimeve operative mujore
Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit
Funksione te tjera te punes:

Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet
Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesit e sektoreve dhe stafin e shitjeve
Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore
Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise
Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qendrore
Aftesite e Kerkuara:

Diplome universitare, preferohet Administrim Biznesi
Minimum 2 vjet pervoje pune ne shitje me pakice
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale)
Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
Njohuri te mira kompjuterike
Aftesi te shkelqyera komunikuese
Metodik dhe i organizuar
Ndershmeri dhe integritet
Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al (hr@neptun.al), ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al (http://www.neptun.al/)