PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive



Euronuovo SHPK
23.02.2012, 15:08
Euronuovo shpk e cila ushtron prej me shume se 15 vjetesh aktivitetin ne fushen e tregetise me shumice dhe pakice te artikujve ushqimore ne territorin e Shqiperise duke perfaqesuar 120 marka te ndryshme (Moet &Hennessy, Corona, Peroni Italia, Bauli, Branca, Montenegro, Disaronno , Campari Group etj) ne permbushje te nevojave te saj me personel, kerkon te punesoje:

Asistente Ekzekutive

Detyrat Kryesore


Promovimi i imazhit te kompanise nepermjet nje komunikimi sa me etik dhe profesional me klientet, partneret, institucionet, publikun, etj

Asiston CEO-n lidhur me percaktimin e strategjive dhe krijimin e avantazheve konkurruese, me qellim rritjen dhe zhvillimin e kompanise ne tregun shqiptar

Asiston CEO-n ne hartimin e studimeve, planeve te biznesit, planeve te marketingut, etj, nepermjet grumbullimit te informacioneve te nevojshme nga departamentet dhe ndjekja e implementimit te ketyre planeve per te garantuar sukses ne rritjen dhe zhvillimin e kompanise

Administrimi i puneve te brendeshme te zyres, si: komunikimi nepermjet e-mail-it zyrtar te kompanise, tel/fax, web-site, ruajtja e informacionit dhe informimi te CEO lidhur me keto informacione, organizimi i arshives me informacionet dhe dokumentacionin me te nevojshem, etj

Kualifikime
· Te jete diplomuar e dipllomuar ne Ekonomi.
Te kete aftesi te mira komunikuese.
· Te zoteroje shume mire gjuhen Italiane/Angleze.
· Te kete aftesi te shkelqyera ne perdorimin e programeve kompjuterike.

Ne ofrojme
· Page motivuese
· Shperblime mbi bazen e performances ne pune
· Mundesi trajnimi dhe zhvillimi

Kantidatet e interesuar duhet te dergojne nje Cv dhe nje leter interesi duke specifikuar pozicionin per te cilin jane te interesuar ne info@euronuovo.al (info@euronuovo.al) ose ne zyren e Burimeve Njerezore te Euronuovo shpk ne adresen: Autostrada Tirane-Durres K1, rruga dytesore Tirane deri ne date 15 Mars 2012.



Cel. : 00355684009777