KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE
►4 Mars! ►11 Mars!

Dita Pare: JANINE
*Nisja nga Tirana ne oren 05:00 nga sheshi piazza ne drejt te Janines
*Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushim.
*Pas kalimit te pikes kufitare te Kakavijes, destiancioni i pare qe do te vizitojme eshte qyteti i Janines.
Janina eshte qyteti me i madh i Epirit dhe qendra e pazarit dhe argetimit ne kete zone. Ai shtrihet buze liqenit Pamvotis qe i jep nje bukuri te vecante.
Turi do te filloje me qytetin e vjeter te Janines ku do te vizitojme kalane e Janines, xhamine Asllan Pasha, xhamine Fethiye, varrin e Ali Pashes dhe muzeun Bizantin.
Vazhdojme turin drejt liqenit te famshem Pamvotis ku do te marrim anijen dhe do te vizitojme ishullin e Janines i cili ndodhet ne mes te liqenit. Ne ishull do te vizitojme shtepine e Ali Pashes dhe kohe e lire per shetitje ne rruget me kalldrem.
Pas vizites se ishullit nese koha na premton viziten ne shpellen famshme Perama. Kjo shpelle ka nje gjatesi 5 km nen toke, ku vetem 1 km eshte zbuluar. Shpella terheq shume vizitore pasi ka nje numer te konsiderueshem stalaktides.
*Nisja me pas per ne Kallabaka dhe sistemi ne hotel.
Darka e lire.

Dita Dyte: METEORA
*Mengjesi në hotel.
Pas mengjesit nisemi per te vizituar Meteoran, e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve. Vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin pare nga afer.
Vizitë panoramike e 6 prej manastireve më të famshëm të Meteorës. zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Vizitimi i qytetit te Meteores do te jete nje eksperience qe do mbese gjate ne kujtesen tuaj.
*Pas vizitimit te Meteores, nisja drejt Tiranes.
*Ndalesa rruges per kafe dhe kthimi ne Tirane ne darke vone.

———————————————
►Ne cmim 55 euro përfshihen:

• Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
• Akomodimi në hotel me 3 yje.
• Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
• Shëtitjet në Janine dhe Meteora me autobus (sipas programit).
• Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.

———————————————–
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel 3

► Nisja do të bëhet në orën 05:00 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut Kombetar)
———————————————— —
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
———————————————— —–
► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka dhe Darka gjate diteve te udhetimit
2) Bileta per hyrjet ne muze