Përfaqësues i Shërbimit ndaj Klientit


Klienti ynë është një kompani e huaj, e cila operon në tregun shqiptar me anë të shërbimeve Business Process Outsourcing (BPO). Expert Lane kërkon në emër të tij, të punësojë Përfaqësues të Shërbimit ndaj Klientit, për tu shërbyer klienteve të tij në Gjermani.

Roli: Suporti dhe kontrolli i cilësisë së shërbimit ndaj klientëve të rinj apo egzistues nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të procedurave të kompanisë për Suportin ndaj Klientit.

Objektivat Primarë:

· Mbikqyrja dhe pjesëmarrja në operacionet e përditshme të qendrës së shërbimit ndaj klientit
· Menaxhimi i urdhrave të shërbimit, shpërndarja dhe kontrolli i tyre
· Ofrimi i shërbimit me standartet më të larta të cilësisë dhe profesionalizmit

Kërkesat:

· Njohje shumë e mirë e gjuhës gjermane, veçanërisht e shkruar. Njohuria e gjuhës angleze është një plus
· Njohuri shumë të mira në përdorimin e sistemeve informatike
· Kandidatët idealë janë studentë apo të sapo-diplomuar që dëshirojnë të nisin një karrierë profesionale.


Name:  BPO.jpg
Views: 303
Size:  20.9 KB


Nëse mendoni se ky pozicion është i përshtatshëm për ju, lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën expertlane.albania@gmail.com deri në datën 12 Mars 2017, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.

Apliko