Date: 3 – 5 Mars;10 – 12 Mars; Cmimi: 95 Euro/personi
Dita 1:
Nisja ne oren 06:00 te mengjesit. Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. ( Kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem). Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Dita 2:
DUBROVNIK. Pas mengjesit ne hotel fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Dita 3:
DUBROVNIK – CAVTAT – KOTOR – TIRANE. Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
Ne cmim perfshihet:
- Akomodimi ne hotel Kompas 4*
- Mengjesi dhe darka
- Pishina, Sauna, Fitness, Wi-Fi
- Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
KUJTESE:
* Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
* Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
* Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, et