Administrator i Rrjetit dhe i Sistemeve Core

Nen drejtimin e Dretorit Teknik (CTO) kryne funksionet e meposhtme:

-Administron rrjetin kryesor dhe ate te shperndarjes se Digicom.
-Modelon topologjine e rrjetit, konfigurimet e tij, politikat e aksesimit te paisjeve te rrjetit, akseset e ndryshme, etj.
-Administron lidhjet me upstreamet, percakton konfigurimet e nevojshme te protokolleve rilevante (BGP, IP MPLS, OSPF, TCP/IP, etj).
-Teston dhe optimizon sherbimet e reja.
-Krijon dhe miremban dokumentacionin e rrjetit aktual.
-Planifikon ne menyre proaktive kerkesat per shtesa dhe ndryshimet e domosdoshme te konfigurimeve dhe/ose paisjeve per t’iu pergjigjur ne kohe kerkesave te kompanise.
-Planifikon dhe keshillon ndryshimet e nevojshme ne rrjetin fizik per te vendosur, permiresuar nivelet e redundances se rrjetit.
-Planifikon, kryen backup-et e nevojshme te sistemeve te rrjetit, sipas procedurave dhe metodave. Permireson ne menyre te vazhdueshme keto procedura dhe metoda.
-Aplikon perditesimet e nevojshme te sistemeve operues te rrjeteve, patchet dhe ndryshimet e konfigurimeve.
-Konfigurime dhe zgjidhje problemesh (troubleshooting).
-Menaxhimi i rangeve te IP-ve (Ipv4 dhe Ipv6), dokumentimi i perdorimit te tyre.

Kerkesat per kandidatin

-Kandidati duhet te kete mbaruar arsimin e larte (te preferueshme jane dega e elektronikes, informatikes ose ai duhet te kete eksperience te dallueshme).
-Te pakten 5 vjet pune ne telekomunikacion dhe te pakten tre vjet ne pozicionin e administrimit te rrjetit kryesor.
-Preferohen kandidatet qe kane certifikata Cisco CCNA, CCNP, CCIE te vlefshme.
-Kandidati duhet te njohe gjuhen angleze te shkruar, lexuar dhe folur.
-Kandidati duhet te njohe programet e dokumentimit si Visio, paketen Office. Ai duhet te dije te dokumentoje si duhet rrjetin, konfigurimet, procedurat baze, etj.
-Leje drejtimi te automjetit .

Te interesuarit te dergojne CV prane adreses se emailit :hr@digicom.al

Apliko