Karburanti: Diezel
Ngjyra.....: vishnje
Kamjo......: manual
Ftohja.....: Klima
Fuqia KW..: 81
KM.........: 89.000

Shes CITROEN C5, me nafte 2000 HDI, viti 2003 me kambio manuale, sistem amortizimi me vaj (hydroactiv 3), klima me dy zona, sensor shiu dhe sensor dritash. Makina ka disqe alumini plus disqeve te hekurit origjinale. Disqet e aluminit jane te blera jashte shtetit (150€/copa). Ato jane si diten qe jane blere te pagervishtur ne asnje vend dhe ne gjendje te re. Gomat jane te markes Michelin CrossClimate dhe kane kushtuar 110 € copa dhe jane 20% te konsumuara. Viti i prodhimit te gomave eshte 2016. Makina aktualisht ka 89.000 km origjinale dhe te gjitha serviset jane kryer tek Citroen Albania, disponoj te gjitha faturat perkatese te sherbimeve. Une e kam blere ne Austri me 18.000 km te certifikuara nga libri i servisit dhe pastaj e kam servisuar vetem tek Citroen Albania. Makina nuk eshte perdorur ne Tirane duke qene se disponoj nje makine tjeter per Tirane dhe kete e kam perdurur vetem per udhetime te gjata jashte shtetit sepse eshte shume komode fale amortizatoreve me vaj. Kjo eshte nje makine per njerez qe kuptojne se cfare domethenie kane kilometrat origjinal dhe komoditeti dhe jo per ato qe vleresojne vetem vitin e prodhimit. Per makinen kam perdorur vetem vaj Total 5w40 dhe intervalet e nderrimit te vajit jane kryer cdo 5000 km dhe jo me shume. Kurse persa i perket amortizatoreve, kur e kam blere makinen para 3 vjetesh, ja kam nderruar te 4 me amortizatore te ri te bjere ne koncesionar, jo se te vetet ishin te prishur por vetem sepse kishin kaluar 10 vjecarin. I jap ato bashke me nje pale tapeta shtese + disqet e hekurit dhe mbulesen per ta mbuluar makinen. Makina eshte parkuar gjithmone ne garazhd. E shes sepse kam blere Citroen C6. Makina eshte si e re edhe pse eshte e 2003 dhe ne gjendje perfekte saqe jam gati ta shes me garanci tek noteri. Flm!

Cel. : 0698610087

WhatsApp