GJYSHI IM...

Zemrën e bardhë si kapuqi mbi krye
Si dëbora e dimrit që zbardhë mbi Kaki
Urtësinë e bjeshkës kur bije nata
Besën e malsorit për shokët e tij.

E doja shumë gjithmonë ‘Taten’
Se as komunizmit kurrë nuk i’u dorëzue
S’trehoj Mark Tunxhin në bodrum të kullës
Nip e dajë Mërturi kurrë mos me u nënshtrue.

Eh, shpirti lëkundet kur e mendoj
Ditën që të dërguan për pushkatim
Në hapat e vdekjes mbajte besë e nderë
Kthimi me burgim paska qënë shpëtim.

Edhe me Gjermanët krahë të dha shqiponja
Që me pranga në duar i shembe si ortegun
Prandaj jetove aq gjate gjyshi im
Se as toka dot s’të mbante të vdekur.

Jam shumë krenar per ty gjyshi im (Tatë)
Se tek ty burrnia gjithmonë hekur mbeti
U largove nga kjo jetë i qetë dhe krenar
Kur shumë nipa e mbesa pasardhës le pas veti.

(Besnik Palnikaj)