Shumë persona shpesh shkojnë në palestër për të rënë në peshë, por mënyra më efektive që të luftosh kundër qelizave të yndyrës është të mbash një dietë të shëndetshme e cila djeg yndyrnat e trupit tuaj. Ja ku ju paraqesim një listë të disa ushqimeve që reduktojne yndyrnat më shpejt në trupin tuaj:

1- Drithërat: Jo vetëm që kanë shije të mirë por gjithashtu ju bëjnë që të mos ndiheni edhe aq të uritur. Drithërat përmbajne fibra që ndihmojnë në stabilizimin e kolesterolit.

2- Vezët: Vezët janë të pasura më proteina dhe përmbajne sasi të ulëta në kalori. Vezët na ndihmojme të ndërtojme muskujt dhe të zhvillojne kolesterol të mire.

3- Molla: mollët janë të pasuruar me antioksidantë të fuqishëm dhe suplementë të tjerë. Më e rëndësishmja, ato përmbajne pektin e cila ndihmon në reduktimin e qelizave yndyrore në trup.

4- Specat jeshilë (djegës): Specat jeshilë përmbajnë një komponent, Capsaicin, i cili ndihmon në zhvillimin e qelizave të rritjes dhe djeg kaloritë në një kohe shumë të shpejt.

5- Hudhërat: Hudhëra përmban allicin e cila ka përberje anti-bakteriale që ndihmojnë në reduktimin e yndyrës dhe largojnë kolesterolin e dëmshëm.

6- Mjalti: Mjalti është një ndër ushqimet më të mira për djegjën e kalorive. Shto mjalte në një gote me ujë të nxehtë dhe pije rregullisht në mengjes.

7- Çaji jeshil: Çaji jeshil është çaji më efektiv nëse kërkon të biesh nga pesha. Ai përmban antioksidante që ndihmojnë në stabilizimin e peshes suaj. Pini rregullisht çdo ditë dy filxhane për rezultate më të mira.

8- Gruri: ai nxit metabolizmin tonë dhe ndihmonë në reduktimin e yndyrës.

9- Domatet: Domatet na ndihmojne që të djegim yndyrnat shumë shpejt. Gjithashtu na mbron nga rreziku i kancerit, prandaj perdorini domatet rregulisht në dieten tuaj.

10- Çokollata e zezë: Çokollata e zezë është e pasur me flavonoide dhe antioksidantë që ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë. Nxit rritjen e nivelit të serotinës në gjak dhe gjithashtu djeg yndyrnat.






www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat