Ok...po planifikon dasmën tënde madhështore kur zbulon se një prej mikeshave të tua të preferuara, të cilën ti e ke përzgjedhur si shoqëruese, është shtatzënë. Çfarë mund të bësh në këtë rast?

Para së gjithash, uroje! Absolutisht mos e shfaq veten të mërzitur, sikur ky të ishte makthi më i madh i fashion-it. Sepse kjo është një situatë që mund të menaxhohet me shumë lehtësi.

Nëse nuk i ke zgjedhur ende fustanet për vajzat e tua, duhet të bësh një plan paraprak përpara pazarit të madh. Si fillim, përpiquni të parashikoni se sa muajshe shtatzënë do të jetë mikesha juaj ditën e dasmës dhe përpiquni të fantazoni sa i madh do të duket përafërsisht barku i saj. Nëse ajo ka qenë shtatzënë edhe më herët, do ta kesh më të lehtë të parashikosh madhësinë e barkut të saj, duke u nisur nga të dhënat e kaluara. Jo çdo shtatzëni është e njëjtë, kështu që duhet të kesh parasysh marzhe gabimi. Gjithashtu, duhet të jesh e ndërgjegjshme për faktin se asnjë rezultat nuk do jetë plotësisht i saktë. Këtu bëhet fjalë vetëm për parashikime të përafërta, por falë të cilave mund të kesh sukses, duke e bërë mikeshën tënde të duket atë ditë e mrekullueshme, ndonëse një shoqëruese me bark të madh.

Hapi i radhës është të zgjedhësh (me ndihmën e vajzave) modelin e fustanit që do doje që shoqërueset të mbanin veshur atë ditë të shënuar. Kushtoji shumë vëmendje prerjes së fustanit. Nëse modeli është me bel perandorak, të jesh e bindur se mikesha jote do të duket shkëlqyer. Ndoshta mund të hasen disa probleme me masat, por në thelb fustani do ta bëj atë të duket mjaft elegante dhe mbi të gjitha, do të jetë tepër komod. Kjo është e rëndësishme për një grua shtatzënë. Ka disa stilistë që dizenjojnë fustane për gra shtatzëna. Mund të kërkosh të tillë, ose mund të kërkosh asistencën e një këshilltareje dasmash.

E rëndësishme është që shoqërueset të ndihen mirë për mënyrën se si ato duken në dasmën tënde, kështu që bëj më të mirën për fustanin e mikeshës tënde shtatzënë. Ajo nuk duhet të ruaj kujtime të këqija nga dasma jote.

Nëse i ke porositur tashmë fustanet për shoqërueset e tua, do të të duhet të flasësh me ata të dyqanit për ndonjë zgjidhje kreative. Ata mund të rregullojnë diçka te modelet e fustaneve dhe të përshtasin një prej tyre në masë më të madhe. Kjo mund të kërkojë një shtesë të vogël parash, por me siguri do jetë më pak e kushtueshme sesa të blesh një fustan të ri.


www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat