1. Default Top 100 universitetet më prestigjioze të rankuara sipas Times Higher Education për vitin 2013

    Nga: Rediana Çuraj


    Zgjedhja e universitetit për ndjeken e studimeve të larta apo pasuniversitare është një çështje shumë delikate dhe e rëndësishme, nga e cila varet perspektiva për të ardhmen. Arsimimi në universitete të njohura dhe me standarte të larta në mësimdhënie e kërkim shkencor është ëndrra e shumë të rinjve, që e kuptojnë dhe vlerësojnë edukimin si një investim tepër të vyer për një karrierë të susksesshme.

    Për t’iu ardhur në ndihmë studentëve, studiuesve, prindërve apo të interesuarve të ndryshëm në arsim, në këtë artikull ne sjellim listën e 100 universiteteve më prestigjioze e me reputacion më të lartë sipas renditjes së kryer nga “The Times Higher Education” për vitin 2013.

    Rankimet botërore të universiteteve, të “The Times Higher Education”, të mundësuara nga Thomson Reuters janë rankimet e vetma ndërkombëtare të vlerësimit të universiteteve, të cilat bazohen në disa kritere të rëndësishme, siç janë: mësimdhënia, kërkimi shkencor, transferimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe dijes, opinioni dhe reputacioni ndërkombëtar etj.

    Në këto vlerësime aplikohen 13 indikatorë të rëndësishëm të performancës, që garanton objektivitetin dhe besueshmërinë nga studentët, akademikët, drejtuesit arsimorë, nga institucionet qeveritare, bizneset dhe palëve të tjera të interesuara.

    Sipas rankimeve të The Times Higher Education , Universiteti I Harvardit sërish kryeson listën. Shtetet e bashkuara gjithashtu janë dominante në renditje me 40 institucione arsimore në top 100.

    Pas Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe Cambridge university, të cilat vijnë pas Harvardit, I katërti në listë renditet për vitin 2013 Universiteti i Oksfordit, I cili ngjitet me dy vende, ndërkohë që Universiteti I Stanford zbret në vendin e gjashtë.

    Me performancë pozitive në renditje është edhe Australia, e cila zë 6 vende në listën top 100 dhe e treta në përfaqësimin me universitete në rankim pas SHBA dhe Britanisë së Madhe (9 vende në top 100).

    Britania e madhe ka humbur 3 vende që nga rankimi i vitit 2011, situatë kjo jo shumë e mirë pasi disa universitete elitare britanike si Sheffield dhe Leeds kanë zbritur në rankim, pasi tashmë bota e arsimit përballet me një konkurrencë tepër të ashpër ndërkombëtare midis shumë të mirëve, prandaj universitetet pa një performancë të dukshme mbeten mbrapa në renditjen botërore.

    Më poshtë janë të listuara top 100 universitetet sipas Times Higher Education për vitin 2013.






    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe përkujdesje për femrat



      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->