Gratë në jetën moderne nuk merren më vetëm me shtëpinë me kujdesjen dhe rritjen e fëmijëve. Femrat aktualisht janë të arrira në punë dhe kërkojnë vetë-realizimin në mënyrë të vazhdueshme. edhe në hobi. Lady Albania ka sjellë për ju disa këshilla tepër të vyera - se si të ndërtoni një karrierë të suksesshme!

1. Besimi tek vetja
Ka plot histori që tregojnë se si një vajzë provinciale erdhi në kryeqytet e u bë shumë e suksesshme falë ndihmës së dikujt. Por duhet të jeni të sigurta se Rruga drejt suksesit - është rruga juaj, dhe për të shkuar përpara duhet të investoni shumë vet ju!

Gjithmonë dhe kudo ju mund të mbështeteni në veten tuaj! Edhe ndihma sigurisht që ju duhet, pasi çdo qenie sociale ka nevojë për suport e për shanse në jetë, por ju nuk duhet të bazoheni tek të tjerët, duhet të mbështeteni gjithmonë në forcat tuaja e të jeni me këmbë në tokë. Nëse jeni e vendosur dhe e dini se çfarë doni, atëherë ju pret një karrierë e suksesshme përpara!

2. Arsimi
Arsimi është tashmë një kusht i domosdoshëm për tu punësuar. Në shumë punë kërkohen specialistë jo vetëm me diplomë u niversitare, por me studime master apo edhe më të larta.

Prandaj investoni në arsimimin tuaj - që është edhe investimi kryesor drej karrierës. Nuk është asnjëhërë vonë për të studiuar!

3. Profesionalizmi
Është e përkryer nëse do të jeni të pazëvendësueshëm në punën tuaj. Kjo do të bëjë që punëdhënësi juve tju vlerësojë e të keni një karrierrë të suksesshme. Por për të arritur deri aty duhet shume profesionalizëm dhe eksperiencë. Duhet shumë punë që tju cilësojnë profesionist të vërtetë në fushën tuaj.

Gjëja kryesore e profesionalizmit - është profili dhe specializimi. Mbani mend, është e rëndësishme të dini se "e përkryera " arrihet me përmirësimin e vazhdueshëm , duke u përpjekur për të arritur idealin! Por, nga ana tjetër, mos mendoni se ju çdo gjë duhet ta dini, pasi njohuritë nuk kanë fund. Mjafton të jeni eksperte në fushën tuaj dhe të dini si të bashkëpunoni me profesionistë të fushave të tjera, me partnerët, kolegët apo me vartësit tuaj.

4. Eksperienca e tjetrit
Nëse në kompaninë ku punoni ka persona që zotërojnë informacion që ju nevojitet, mos ngurroni ta pyesni atë për të ndarë njohuritë. Sigurisht mësoni edhe nga miqtë tuaj, nga të afërmit dhe dëgjojini eksperiencat e tyre, që nesër mund tju hyjnë shumë në punë në një situatë të caktuar.

5. Shefat kanë gjitnjë të drejtë
Nuk është e nevojshme që të sillesh vet si shef, edhe në rastet kur eprorët mund të mos kenë të drejtë. Debatet e forta me shefin për të mbrojtur pikëpamjen tuaj nuk do të ishin zgjidhje, ato vetëm mund të shkaktonin mosmarrëveshje apo të dëmtojnë marrëdhëniet.

Gjithashtu nuk ja vlen të ziheni me shefin për të justifikuar sasinë apo cilësinë tuaj të punës, pasi shefi nuk është budalla. Ai i di shumë mirë detyrat dhe përgjegjësitë tuaja dhe se si ju duhet ti përmbushni ato , prandaj edhe ju ka marrë në punë e prandaj është shefi juaj.

6. Komunikimi
Kjo pikë duhet duhet marrë me shumë kujdes dhe seriozitet, pasi komunikimi është një ndër pikat më të rëndësishme për të ecur përpara në karrierë. Sigurisht, që nuk duhet ta teproni me kolegët duke ju dhënë hollësira nga jeta së tij personale, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të flisni vetëm për çështje të lidhura me punën, përndryshe do të konsideroheni një person i mërzitshëm që nuk ka çfarë të thotë.

Në rast të mosmarrëveshjeve të ndryshme që mund të lindin gjatë punës, mundohuni të jeni sa më i komunikueshëm e të flisni me argumenta dhe nga ana tjetër përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët.

7. Intrigat
Intrigat nuk janë mënyra më e mirë për të bërë karrierë. Por gjithsesi, mundohuni që të mos thurrni intriga për të tjerët e mos krijoni shkaqe që të bëheni burim intrigash për të tjerët. Kini parasysh, megjithëse një intrigë mund të japë një rezultat të menjëhershëm në favorin tuaj, intrigat nuk garantojnë një autoritet të lartë për ju apo respekt. Dhe asnjëhërë mos shkoni tek shefi juaj të flisni për të tjerët, pasi llafazanët e intriguesit nuk i do askush!


www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat