Optimizmi
S’ka problem nëse nuk gjeni orë të tëra gjatë ditës, edhe pak minuta të kaluara në qetësi njëherë në kaq kohë, japin efektin e tyre. Një grup personash të rritur që medituan mesatarisht 6 orë e 13 minuta përgjatë 5 javëve, zhvilluan sjellje të aktivitetit të trurit, që lidhen me të menduarit pozitiv.

Qetësia
Kur minjve iu dha një sasi e madhe probiotikësh të gjetur te kosi, ata u bënë më të qetë në situata stresi. Në këtë përfundim arritën studiuesit kanadezë dhe irlandezë. Minjtë që morën probiotikë u vunë më pak në panik sesa vëllezërit e tyre të ushqyer me supë, si dhe prodhuan më pak hormone të stresit, të ngjashme me ato që gjenden të ilaçet antidepresive. Kështu që herë tjetër, shiheni mirë në supermarket kosin që ka probiotikë në përmbajtje.

Mendimi kreativ
Vullnetarët të cilët punuan në dhoma të ndriçuara nga llampa inkandeshente, në vend të llampave fluoreshente, zgjidhën më lehtë çështjet që kërkonin mendim letrar. Shkencëtarët thonë se simbolizimi i llampës- jo vetëm si një spektër drite, çon në ide të mprehta të subjekteve. Pra, perceptimi i objekteve mund të influencojë lehtë sjelljen tonë.

Gjërat që na përkasin
Nxënësit që pëlqejnë dhe e konsumojnë supën e pulës, kanë arritur rezultate më të larta në një test psikologjik për lidhjet shoqërore, në raport me ata që nuk kanë konsumuar supë. Kur iu dha një akronim, ata ishin në gjendje që të ofronin shpejt fjalë korrensponduese, për shkak se pjata krijon ndjesinë e lidhjes.

Fitnes
Një eksperiment i kryer te minjtë tregoi se marrja përmes ushqimit e një sasie të vogël epikatekine, e cila gjendet te çokollata e zezë, nxit ndryshime fizike të ngjashme me ato që shkaktohen nga ushtrimet fizike. Kjo ka ndodhur me minjtë edhe kur ata nuk ishin aktivë. Muskujt e tyre i rezistuan më mirë lodhjes, ndërsa mund të vraponin më shpejt në një pistë vrapi, edhe pa u trajnuar. Për këtë ka mjaftuar një sasi e vogël epikatekine, aq sa gjendet në rreth 5 gramë çokollatë të zezë.

Seks më i mirë
Një studim i kohëve të fundit i “Institutit Kinsey”, i kryer me 1009 çifte heteroseksuale, zbuloi se sa e rëndësishme është për partnerët që të jenë të afeksionuar fizikisht, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata. Studiuesit thonë se femrat kanë më shumë gjasa të jenë të kënaqura seksualisht nëse vazhdimisht përqafohen dhe puthen nga partnerët, edhe nëse këto gjeste nuk pasojnë me marrëdhënie seksuale.

Vitaliteti
Ndjeheni të lodhur? Të mbërthyer pas punës në zyrë? Imagjinojeni veten jashtë, në një qiell me ylber, ku degët e pemëve ju qëndrojnë mbi kokë. ëndërrimet rreth natyrës ju japin energji, thotë një studim i ri. Dhe nëse mund të dilni në natyrë, akoma më mirë. Të paktën 20 minuta qëndrim në natyrë, rrit dukshëm energjinë ditore te njerëzit.

Jetëgjatësia
Duke përdorur të dhëna nga 10 mijë të rritur të gjurmuar në mbi 50 vjet, shkencëtarët zbuluan se vullnetarizmi, sidomos për motive atruizmi, mund të rezultojë jetëndryshues. Njerëzit të cilët kanë ofruar kohën e tyre për të ndihmuar të tjerët, jetuan më gjatë sesa ata që nuk kanë shërbyer asnjëherë si vullnetarë. Po kështu, jetuan edhe më tepër sesa ata njerëz që kanë bërë përpjekjet maksimale për të kënaqur interesat e veta.

Lumturia
Kërkuesit pyetën disa vullnetarë që të tregonin nivelin e lumturisë së tyre mbi herën e fundit që ata shpenzuar para për veten e tyre ose për dikë tjetër. Jo vetëm që dhënësit ishin më të lumtur, por edhe kur iu ofruan para shtesë që mund t’i përdornin si të donin, ata patën më shumë dëshirë që t’i shpenzonin për të tjerët. Autorët e këtij studimi konkluduan se ofrimi i dhuratave shërben si një lak pozitiv për mirëqenien.

Një dietë më e shëndetshme
Për të bërë zgjedhje më të mira në market, paguani me para në dorë- thotë një studim i fundit. Duke analizuar 1 mijë familje, kërkuesit zbuluan se blerësit që paguajnë me kartë krediti kanë tendencën të zgjedhin ëmbëlsira, patatina dhe ushqime të tjera të shpejta (thata). Përfundimi: të paguash me para në dorë është psikologjikisht më e dhimbshme, kështu që njerëzit kanë më pak gjasa që të zgjedhin ushqime të pashëndetshme.


www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat