Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon se vitamina D ul rrezikun e shumë sëmundjeve, gjë që nuk njihej më parë. Ja ushqimet që përmbajnë vitaminën D

Pak kush mund të dijë se mungesa e vitaminës D mund të rrezikojë edhe jetën. Por si mund ta kuptojmë se kemi mungesë të kësaj vimtamine, në cilat ushqime mund ta gjejmë atë dhe cilat janë sëmundjet që vijnë për shkak të mungesës së kësaj së vitaminës. Për të gjitha këto dietologia klinike, Blerina Bombaj jep këshillat e saj.

Vitamina D nën fokus:
Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.

Kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për mirëqënien e kockave tona. Njërezit mendojnë se një dietë e kompletuar mjafton por, në rastin e vitamines D, pak ushqime janë ato që e përmbajnë. Psh që të marrim sasinë e nevojshme të vitamines D, duhet të konsumojmë përditë salmon ose merluc ose sardele. Që të rrisim disponibilitetin e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozohemi mjaftueshëm në diell dhe të marrim suplement për të utilizuar vitaminën e aktivizuar nga rrezet diellore.

Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të viataminës D.

Shumë "fytyrat" e vitaminës D!
Dekada më parë, ekspertet mendonin se vitamina D ishte e nevojshme vetëm për kockat dhe dhëmbët. Përparime të reja të shkencës e kanë vendosur këtë substancë nën vëzhgim të hollësishëm dhe kanë vënë re se ajo është një vitaminë shumë-funksionale për trupin tonë. Vitamina D ul rrezikun e shumë sëmundjeve, gjë që nuk njihej më parë.

Fatkeqsisht, të punuarit në ambjente të mbyllura kanë kontribuar në shfaqjen e mangësise së kësaj vitamine të çmuar. Dhe e keqia nuk mbaron këtu: shumica e njerëzve as që kujdesen të dinë nëse kanë një mangësi në vitaminën D.

A kam unë mangësi të vitaminës D?
Mënyra më e mirë për ta zbuluar është të bëhet një test gjaku i cili do të vlerësojë nivelet e saj në gjakun tuaj.

Mungesa e vitaminës D sjell këto probleme shëndetësore:

1.Grip
- Mungesa e vitaminës D predispozon fëmijët të sëmurën më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymemarrjes. Vitamina D ul shpeshtësinë e infektimeve të fëmijëve nga sëmundjet e aparatit të frymemarrjes.

2.Dobësi muskulare
- Ka shumë mundësi të ndjeni dobësi muskulare nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

3.Psoriasis
- analogë të sintetizuar të vitaminës D janë gjetur të dobishëm në trajtimin e psoriazës

4.Sëmundje kronike të veshkave
- pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin suplement të vitaminës D3 për të suportuar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

5.Diabet
- Një studim i realizuar në Finlandë ka studiuar rezultatet e 10,366 fëmijëve të cilëve ju krye një injeksion me vitaminë D3 në ditën e parë të jetës. Ata u vëzhguan për 31 vitet që pasuan. Ata vunë re se këta fëmijë kishin 80% më pak shance të shfaqies së diabetit të Tipit 1!

6.Astma
- Vitamina D mund të uli seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxorr pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin suplement të vitamines D prej 1200 IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin suplement.

7.Sëmundje periodontale
- Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet, por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D pasi kjo e fundit prodhon përbërës më veti antimikrobiale të cilët ullin numrin e baktereve në gojë.

8.Sëmundje periodontale
- Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitamines D pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ullin numrin e baktereve në gojë.

9. Skizofreni dhe Depresion
- Edhe keto dy crregullime jane lidhur me mungese te vitamines D. Është e nevojshme që gjatë shtatzanisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të "kënaqur" receptoret e vitamines D ne tru, e rendesishme kjo per zhvillimin dhe funksionimin mendor ne jeten adulte.

10. Kancer
- Është zbuluar lidhje midis nivelit të lartë të vitaminës D në gjak dhe riskut të ulët të kancerit të gjirit! Prandaj, çadrat kursejini vetëm për ditet me shi!

Parandalimi është veprim!
Këto situata shëndetsore të lidhura me vitaminën D nuk duhet tju friksojnë. Duhet thjesht të veproni:

Konsumoni më shpesh ushqime të pasura në vitaminë D si:
  • Sardele
  • Salmon
  • Merluc,
  • Peshk Ton
  • Mëlçi viçi
  • Të verdhën e vezës
  • Djathë
  • Dhe burimi më i mirë? Dielli!



www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat