Gjatë shtatzënisë, nënat duhet të kenë më shumë kujdes se asnjëherë tjetër për veten e tyre sepse rreziku është dy herë më i madh. Në këtë shkrim po paraqesim gjashtë rastet kur nënat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë periudhës së shtatzënisë. Ato kanë të bëjnë me ushqimet dhe kafshët shtëpiake, ndalimin ose kujdesin që duhet të tregojnë me alkoolin, duhanin, përdorimin e ngjyruesve estetik të flokëve. Po ashtu, mbajtjen nën kontroll të stresit apo mbrojtja nga sëmundjet infektive.

1- Kafshët dhe ushqimi
Rreziku më i madh që vjen nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (virus që mbartet nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e papasterizuar). Tek gratë shtatzëna të infektuara me toksoplazmë, foshnja rrezikohet nga verbimi, shurdhimi apo retardimi mental ndërsa tek infektimi me listeri mund, femra shtazënë ka rrezik aborti, apo akoma më keq, vdekja e foshnjes në bark. Infektimi me salmonelë (zhvillohet në qumështin apo prodhimet qumështore, termikisht të papërpunuara) mund të shkaktojë abort apo lindje të parakoshme.
Këshilla: Nëse keni mace në shtëpi, le ta pastrojë dikush tjetër vendin ku ajo qendron. Në asnjë mënyrë mos prekni jashtëqitjen e maces. Nëse nuk mund t’i shmangeni kësaj, gjithsesi vendosni dorëza gjatë pastrimit. Që të mos prekeni nga listeria, shmangni qumështin dhe prodhimet qumështore të papasterizuara! Mos konsumoni mish dhe peshk të papërpunuar termikisht! Shmangni pashtetat dhe mushkëritë, si dhe vezët e papërpunuara!

2- Alkoli
Alkoli kalon përmes placentës dhe hyn në gjakun e foshnjës.
Këshilla: Alkoli duhet shmangur gjatë shtatzënisë; sidomos në tremujorin e parë. Nëse keni pirë një gotë verë gjatë shtatzanisë, përshembull në javën e shtatë, nuk do të thotë kjo që do të ketë ndikime te foshnja juaj dhe për këtë mos u shqetësoni, por në parim, më shumë se kjo, nuk do të duhej ta konsumoni alkoolin më shumë se dy herë në javë.

3- Ngjyruesit për flokët
Nuk ekziston ndonjë fakt nëse ngjyra për flokë ndikojnë në ndonjë mënyrë te foshnja juaj, por tregoni kujdes
Këshilla: Kur ngjyrosni flokët, ndiqni udhëzimet e prodhuesit në etiketën e produktit.

4 - Duhani
Pirja e më shumë se dhjetë cigareve në ditë, zvogëlon peshën e lindjes së foshnjes dhe rrit mundësinë për zhvillimin e komplikimeve gjatë shtatzënisë, lindjes dhe më vonë, në zhvillimin e foshnjës.
Këshilla: Ndërpreni duhanin!

5- Stresi
Nuk ekzistojnë fakte që stresi dëmton foshnjën në barkun e nënës.
Këshilla: Shmangni situatat stresuese të cilat ju lodhin dhe ju zvogëlojnë kënaqësinë në shtatzëni.

6- Sëmundjet infektive
Lija e ujit, lija e dhenve, rubeola mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës.
Këshilla: Nëse keni patur ndonjërën nga sëmundjet e parashtruara më lart apo nuk jeni vaksinuar kundër tyre, shmangni shoqërimin me fëmijët të cilët janë të sëmurë apo shmangni shkuarjen në vendet ku mund t’i merrni ato, si: çerdhet, shkollat, respektivisht vendet e dendura me popullatë.



www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për ju