Lady Albania është një revistë elektronike për femra, dhe sjell platformën më moderne online të informimit, këshillimit dhe argëtimit për femrat shqiptare në Shqipëri e jashtë vendit. Lady Albania i dedikohet të gjitha femrave shqipfolëse, si atyre në kërkim të tendencave të modës e bukurisë, në kërkim të shëndetit e mirëqënies, femrave që janë në kërkim e zhvillim të karrierës, nënave të reja, femrave të apasionuara pas kulinarisë dhe shtëpisë, udhëtimeve, artit apo hobit si dhe femrave në kërkim të dashurisë, familjes apo atyre të orientuara drej krijimit dhe zhvillimit të marrdhënieve interpersonale.


Lady Albania ofron shërbime e facilitete të ndryshme duke ua sjellë femrave gjërat që dëshirojnë e kërkojnë sa më pranë tyre e duke i ndihmuar të gjejnë gjithçka që ju nevojitet në një portal të vetëm. Lady Albania përbëhet nga 10 kategori kryesore: Moda, Bukuria, Marrdhënie, Karriera, Shtëpia, Dietat, Kulinaria, Shëndeti, Familja dhe Koha e lirë.