Udhetim Turistik ne Sofie (Bulgari) dhe Bukuresht (Rumani)
Vizite ne Keshtjellen e Drakules ne Brashov (Transilvani)








Dita 1:Tirane – Sofie
*Nisja ne mengjes nga Tirana ne drejtim te Sofies.
Inteneari i ndiekur Tirane – Struge – Shkup – Kumanov – Sofe
*Pushime te vogla gjate rruges per qetesim ose nevoje personale.
*Mberritja ne Sofie ne Kryeqytetin e Bullgarise, mbasdite dhe akomodimi ne hotel ne qender te qytetit.
Mbremja e lire, ku pozicioni i hotelit ne qender ju mundeson te shetisni neper bukurite e Sofie


Dita 2: City Tour Sofie – Bukuresht
*Mengjesi ne hotel dhe city tour i qytetit te Sofies ne shoqerise e guides ku do te vizitojme :
Kisha St.Nedelia, Statuja St.Sofia, Kisha St.Petka Samardijska, Kisha Cifute Synagogue, Sheshi Battenberg, Galeria kombetare e arteve, Monumenti i ushtarit te panjohur etj.
Pas vizitave ne Sofie, kohe e lire per te konsumuar dreken
*Mbas dreke rreth ores 14:30 nisemi per ne Bukuresht.
*Mberritje ne Bukuresht mbasdite dhe akomodimi Hotel ne qender te Bukureshtit
*Kohe te lire per qetesim.
*Darka ne restorantin e hotelit.
Mbremja e lire, ku pozicioni i hotelit ne qender ju mundeson te shetisni neper bukurite e Bukureshtit


Dita 3: Bukuresht – Brashov dhe vizte ne Keshtjellen e Konte Drakula
*Mëngjesi në hotel dhe mbas mëngjesit nisja për ne Brashov, nje nga qytetet me te bukura te Rumanise.
*Eskursioni ynë do të fillojë me kështjellën Bran, kështjella e Drakulas! Bran është një ndërtesë shumë e çuditshme dhe e ngrysur. E vendosur mbi një kodër prej guri, e frikshme por jashtë mase e bukur dhe qe le mbresa te vecanta per cdo person qe do ta vizitoje. Kështjella eshte ndërtuar në vitin 1377, është një monument kombëtar shumë i rëndësishëm dhe një pikë referimi për zonen e Transilvanisë, jo vetëm për bukurine e saj, por edhe për legjendën fantastike të Kontit Drakula.
*Përpara kështjellës kemi një treg shumë të bukur të ciganëve për suvenire.
*Mbasdite vizitohen keshtjella “Pelesh” dhe “Pelishor” ne qytezen e Sinaias.
*Pas kesaj vizite kthehemi per ne Bukuresht .
Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per te pushuar.
*Darka ne restorantin e hotelit. Sipas deshires se grupit, ne shoqerine e guides, mund te shetisimin ne qytetin e vjeter te Bukureshtit (1 km larg hotelit), ku mund te frekuentojme lokalet e shume te nates ne kete zone.


Dita 4:City Tour ne Bukuresht
*Mengjesi ne hotel dhe pastaj tur panoramik i qytetit ku do vizitoni:
*Pallatin e Parlamentit ose Shtëpia e Çausheskut, që është i pari në Europë për nga madhësia e tij dhe i dyti në botë mbas Pentagonit, një nga ndërtesat më të bukura në botë.
Gjate turit do të vizitoni disa nga monumentet me te bukura si: “Harku i Triumfit”, Shtëpia e Gazetareve, parku “Herastrau” dhe bulevardi “Chiselef” që eshte bërë sipas modelit të bulevardit “Champs Elisees” në Paris si dhe nje ndalese ne parkun Cishmixhiu , nje nga vendet me te qete te Bukureshtit ku do keni mundesi per kafe dhe shetitje te lire.
*Kohe e lire per dreke dhe nisja drejt Sofies.
*Perpara se te mberrijme ne Sofie ndalese ne qytezen Ruse (ne kufirin Bullgaro-Rumun) per shetitje dhe shopping.
*Nisja drejt me pas drejt Sofies.
Akomodimi ne hotel ne qender te qytetit dhe darka e lire.


Dita 5: Sofie – Shkup – Tirane
*Pas mengjesit ne hotel, nisja drejt Shkupit
*Ndalese per 2-3 ore ne Shkup dhe vizite e qendres se shkupit si sheshi Aleskander, Shtepia e Nene Terezes, Ura e civilizimit, Ura e Artisteve, etj
*Kohe e lire per dreke ne Shkup dhe nisja per ne Tirane
*Kthimi ne Tirane ne darke.

———————————————— —
Duhet të dini se:

►Ne cmim përfshihen::
•Akomodim ne hotele 3 yje si me poshte:
👉 2 nete ne hotel ne Sofe (qender qytetit)
👉 2 nete ne hotel ne Bukuresht (qender qytetit)
•Transporti gjate diteve te udhetimit me autobuz komod
•Mengjeset per cdo dite te udhetimit
•Darkat gjate qendrimit ne Bukuresht
•Guida dhe asistenca nga agjensia ne gjuhen shqipe

———————————————— —-
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotele 3 yje ne qender te Sofie dhe Bukureshtit

► Nisja do të bëhet në orën 05:30 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
———————————————— —
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Këpucë të përshtatshme për mal dhe borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
———————————————— —–
► Ne cmim nuk perfshihen:
•Drekat gjate gjithe diteve te udhetimit
•Darkat ne Sofie
•Hyrjet neper muzeume apo keshtjella