ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike


ALUFLOR eshte i interesuar te punesoje nje Inxhinier Projektimi, qe te plotesoje kriteret e meposhtme:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Është përgjegjës për nxjerrjen e sipërfaqeve të objekteve që ofertohen dhe më pas për projektimin e objekteve të kontraktuara nga kompania.
• Llogaritja statike dhe estetike e fasadës në përputhje me kodet e projektimit të standardeve me të cilat operon kompania dhe kërkesat e investitorëve duke u bazuar në projektin e objektit.
• Marrja e të dhënave përkatëse nga klienti në formate të përshtatshme për projektimin.
• Realizimi i projektit të objektit ofrimi i alternativave.
• Diskuton dhe bie dakord me investitorin për të gjithë detajet e mundshme të projektit në mënyrë që kontrata për realizimin e objektit të jetë sa më e plotë.
• Bën korigjimet e fundit pasi projekti i paraqitet klientit.


Kualifikimi i kërkuar:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
• Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
• Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad etj.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.



Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:

email: as.bnj@aluflor.com


Apliko