Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat: Financë dhe Kontabilitet (mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, etj.)auditim, konsulenca juridike duke përfshirë edhe përfaqesimin në gjykatë, punësim brenda dhe jashtë vendit si dhe konsulencë për emigracionin.

Për klientin tonë një klinike dentare e hapur rishtazi në Tiranë, e cila operon me pajisjet e teknologjisë më të fundit të këtë fushë, po kërkojmë staf të kualifikuar dhe të angazhuar ndaj të mësuarit të vazhdueshëm.

Kriteret e përgjithshme:

MJEK STOMATOLOG
  • Të jetë i/e diplomuar në Stomatologji si dhe të jetë i/e pajisur me licensën e ushtrimit të profesionit.
  • Kërkohet mbi 1(një) vit eksperiencë pune në këtë fushë.
  • Trajnime apo praktika profesionale në përputhje me pozicionin do të vlerëson maksimalisht.


LABORANT DENTAR

  • Të jetë i/e diplomuar si dhe të jetë i/e pajisur me licensën ushtrimit të profesionit si laborant dentar.
  • Kërkohet mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në këtë fushë.
  • Trajnime apo praktika profesionale në përputhje me pozicionin si dhe përvoja në CAD/CAM do të vlerëson maksimalisht.


ASISTENTE DENTARE(F)

  • Të jetë e diplomuar për Asistencë dentare ose Stomatologji si dhe të jetë e pajisur me licensën ushtrimit të profesionit.
  • Kërkohet mbi 1 vit eksperiencë pune në këtë fushë.


RECEPSIONISTE (F)

  • Kërkohen aftësi organizuese, administrative dhe aftësi shumë të mira komunikuese. Të ketë aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët, të tregojë eficensë në punë si dhe të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike.
  • Njohje shume e mirë e gjuhës angleze.
  • Njohja e gjuhës greke përben avantazh por nuk është kusht i domosdoshëm

.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com Lutemi specifikoni në e-mail pozicionin për të cilin aplikoni. Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 Nëntor 2015.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.

“Me ne maksimizoni potecialin tuaj profesional dhe individual”.

Apliko