A mund të ndikojë statusi juaj i lidhjes në mireqënien tuaj? Studimet tregojnë që një lidhje e qëndrueshme mund të na ndihmojë të parandalojmë sëmundjet, të përvetësojmë zakone më të shëndetshme dhe madje të jetojmë më gjatë. Nga ana tjetër lidhjet problematike kanë tendencë të sjellin stres dhe të dobësojnë imunitetin.

Më poshtë renditen disa nga efektet negative që shkakton një lidhje jo e mirë:

1- Shtimi në peshë
Është e ditur se çiftet e “lëshojnë veten” pasi lidhen. Sipas një shqyrtimi të bërë në vitin 2012 njerëzit kanë tendencë të shtojnë në peshe pasi martohen dhe bien nga pesha kur u përfundon martesa. Por ndodh edhe e kunderta shpesh herë: Një çift i lumtur mund të motivojë njeri-tjetrin që të qendrojnë të shendetshëm, të ikin në palestër bashkë, të vendosin qëllime dhe të ndihen përgjegjës për njeri-tjetrin. Kur çiftet shtojnë peshë, mund të jetë simptomë e konflikit. Pakënaqësia në një lidhje mund të çojë tek sjellje të ushqyerjes jo të shëndetshme dhe probleme me gjumin, që shkaktojnë shpesh shtimin në peshë.

2- Niveli i stresit
Një studim i publikuar në vitin 2009 zbuloi se njerëz të cilët kryejnë marrëdhenie seksuale më shpesh janë më të prirur për të pasur marrëdhenie të mira më partnerin dhe me jetën në përgjithësi. Megjithatë seksi është thjesht një nga aspektet e lidhjes. Sjellja e partnerit tuaj jashtë dhomës së gjumit mund të shkaktojë po aq thjesht stres. Mosmarrveshje mbi paratë apo ndarjeve të punëve në shtepi mund të rrisin nivelin e stresit.

3- Hormoni i Oksitocinës
Seksi nuk është i vetmi lloj i kontaktit fizik që mund të shkaktoje uljen e stresit dhe të përmirësojë shëndetin. Në 2004 një studim i bërë mbi 38 çifte zbuloji se femrat dhe meshkujt kishin nivel më të lartëe të hormonit oksitocinë pasi ishin përqafuar. Oksitocina është hormone që lehtëson stresin dhe përmirson humorin.

4- Probeme me gjumin
Fjetja pranë dikujt që ti dashuron dhe qe kë besim mund të ndihmojë që te relaksohesh totalisht në gjumë. Një perjashtim i madh për këte rregull ndodh sigurisht nëqoftë se partneri juaj ju mban zgjuar natën duke gërhitur, ose levizur. Në 2005 një anketim zbuloi se partnerët janë më të prirur të perjetojnë lodhje gjatë ditës nëse partneri i tyre vuan nga pagjumësia.

5- Ankthi
Shumë studime kanë gjetur një lidhje mes problemeve martesore dhe një rritje të rrezikut për të vuajtur nga çrregullime të ankthit ose ankthit social. Gjithsesi këto jane lidhje të komplikuara , pasi martesa gjithashtu shërben për ta perballuar ankthin më mirë. Në një martese të lumtur probaliteti për të vuajtur nga ankthi është më i ulët.

6- Depresioni
Depresioni dhe ankthi janë pothuajse të ngjashme ndaj është e kuptueshme që lidhjet mund të shkaktojnë depresion në mënryë të ngjashme. Nga njëra ane disa studime kanë zbuluar që lidhjet afatgjata dhe martesat mund të lehtësojnë simptomat në njerëz që kanë vuajtur nga depresioni. Nga ana tjeter kur një çift po jeton një lidhje të tensionuar, atëhere rritet propabiliteti i depresionit. Sipas studimeve femrat janë 6 here më shumë të prirua për të kaluar në depresion klinik në rast se ndahen apo tradhëtohen nga partneri I tyre.

7- Përdorimi i alkolit
Në një studim ku u ndoqën më shumë se 600 çifte gjatë 4 viteve të para të tyre të marteses u zbulua se zakonet e të pirit të partnerëve kishin tendence që të pasqyronin sjelljet e bashkëshortit/es. Nqs njëri nga partnerët pinte shumë atëherë edhe partneri tjeter kishte të ngjarë që të vepronte ashtu. Gjithashtu problemet dhe mungesa e intimitetit mund të krijojë deshirën per të konsumuar alkol si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

8- Tensioni i gjakut
Dieta e një personi, ushtrimet dhe niveli i stresit të gjithë këto kane impakt në tensionin e gjakut kështu që nuk është cudi që statusi i lidhjes suaj dhe forca e lidhjes gjithashtu mund të ndikojne. Njerzit që jane në një martese të lumtur kanë tension më të ulet të gjakut ndërkohe që njerez që nuk kishin një martese të lumtur kishin një tension më të lartë. “ Të jesh në një lidhje që nuk është e shendetshme sjell që trupi juaj të cliroje hormone stresi që bëjne që zemra juaj të rrah më shpesh” thotë Trojani.

9- Shëndeti i zemrës
Lidhja midis marrëdhenieve dhe shendetit kardiovaskular shkon pertej tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar qe duke qëne i martuar kë më pak rreziqe të një infarkti në zemer dhe rezultate më të mira pas një operacioni në zemer , sidomos për meshkujt. Stresi dhe të tjere faktor biologjik(përfshire tensionin e gjakut) mendohet se janë të përfshira por mbështetja emocionale që jep partneri gjithashtu luan një rol të rendësishem.

10- Mbijetues i kancerit
Në shume studime tregohet që martesa të lumtura kanë treguar një përmiresim në mundësitë për mbijetesë tek ato njerez që janë diagnostifkuar me kancer, përfshirë kancerin e prostatës, të mushkrive dhe të zorrës së trashë. Në një studim me 3.8 milion njerëz të semurë me kancer në 2009, 58% e personave të martuar jetuan deri në 10 vjet pas diagnozës në krahasim me 52% të pacientëve beqarë, 46% të divorcuarve dhe 41% te atyre që kishin mbetur të ve.

11- Vëmendja ndaj shëndetit
Në një studim kanadez të kryer në 2011 u zbulua se burrat e martuar shkojnë në spital më shpesh sesa beqarët kur ndiejne dhimbje në kraharor. Kjo për faktin se personat në marredhënie të shëndetshme kujdesen për njeri tjetrin dhe madje mund të ndiejnë më shume obligime që të kujdesen edhe për veten gjithashtu.

12- Dhimbje të zemrës
Një studim i kryer në 2011 në universitetin e Kolombias zbuloi se duke menduar për një ish të dashur mund të ketë efekte negative në tru, të ngjashme me dhimbjet fizike. Një ndarje e papritur apo e padëshiruar mund të shkatojë dhimbje të zemrës, apo pasoja më të rënda kur personi mund të ketë edhe probleme të tjera me shëndetin.

www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për ju