Që në fillim, që në takimin e parë, ka disa meshkuj që kuptohen me radar dhe nuk duhen takuar një herë të dytë - nëse nuk duam një marrëdhënie të pakënaqshme dhe me probleme të mëdha e të vogla. Ja pra një guidë e vogël, por e pasur, për të kuptuar mashkullin që duhet ta shmangim. Për atë mashkull që nuk duhet të bëjë kurrë pjesë në jetën tonë. Për mashkullin të cilin ia dorëzojmë me kënaqësi armikes sonë më të madhe...

Imagjino një situatë, një çfarëdo: vajzat ju flasin për një djalë shumë interesant, çuditërisht (bëni kujdes me këtë “ çuditërisht”) akoma të lirë, të cilin ju duhet ta takoni me çdo kusht. Ose në shkollë, në universitet, në vendin e punës, duket i lirë një djalë (por dhe në këtë rast, tregoni kujdes me këtë “duket”), ndaj do donit ta njihnit pak më mirë.

E kështu me radhë (u kuptuam, besoj!). Ok. E takoni. Dilni me të për një darkë pa shumë pretendime, por që mund të mos jetë e fundit, të paktën kështu shpresoni ju meqënëse ky tipi ju duket interesant. Duket interesant, por a është vërtet? Si do të jetë kur e ashtuquajtura “koha e promovimit” të ketë mbaruar? Si do të jetë ai në jetën e përditshme? çfarë telashesh do t’ju shkaktojë? Vështirë ta thuash, por gjithsesi, jo e pamundur. Mbi të gjitha nëse bën kujdes dhe u kushtoni rëndësi sinjaleve që - njësoj si simptomat e sëmundjes - mund t’ju japin një ide mjaft të saktë të “përshkrimit klinik” të personit që keni përballë, të materialit njerëzor që po përgatiteni të frekuentoni, ndonëse ai do të përpiqet dukshëm t’ju devijojë, t’ju duket interesant, i dashur, simpatik dhe argëtues. Por janë disa elementë nga të cilët mund të kuptoni se një mashkull nuk duhet frekuentuar. Ato janë 15 dhe ekspertët pasi i kanë kombinuar me njëra tjetrën, kanë zbuluar se ka 10 tipe meshkujsh që duhen evituar. Por ndërkohë, cilat janë elementet që duhet të keni gjithmonë parasysh, ato 15 sinjalet që nuk kanë lidhje njëri me tjetrin në dukje, por që bëjnë të bien këmbanat e alarmit. Nëse mashkulli me të cilin po dilni ka 10 nga këto 15 elemente... mendohuni mirë përpara se ta takoni sërish!

1. I vijnë vazhdimisht mesazhe dhe updates-e në celularin e tij dhe nuk bëhet fjalë për kontakte pune.

2. Flet shumë për të ëmën, se si asnjë grua nuk mund t’i afrohet perfeksionit të saj. Thuajse një shënjtore.

3. Nuk flet kurrë për të shkuarën e tij.

4. Nuk flet për miqtë e tij.

5. Ato që thotë janë shpesh kontradiktore me njëra-tjetrën.

6. Flirton me kamarieren ose pushon së foluri kur pranë tavolinës suaj kalon një vajzë e bukur, për ta rifilluar më pas bisedën kur kjo femër të jetë larguar.

7. Flet shumë për punën e tij. Del në pah vazhdimisht një sens i fortë frustrimi karshi kolegëve, shefave dhe punës në vetvete.

8. Nuk ka një punë tamam. Është në njëfarë, si të thuash, zanati pa kokë, që ka pak nga të gjitha profesionet, por ndërkohë shtiret sikur kjo ka qenë zgjedhja e tij. Si jeton? Është ajo mamaja shenjtore që mendon për të dhe e ndihmon... apo jo?

9. Kujton se i di gjithmonë të gjitha ai, nuk iu lë hapsirë ideve të tua. Mendon se mund t’ju lexojë si një libër të hapur dhe këtë ua thotë hapur, me krenari madje. Është njëfarë Frojdi dhe juve jeni me fat që e keni njohur.

10. Nuk beson te çiftet fikse, monogamia është një shtrëngim social, sipas tij. Sigurisht, femra nuk duhet të ketë lidhje të tjera, sepse është “antropologjikisht” e prirur ndaj monogamisë.

11. Ka sjellje fëminore, është thuajse kapri çoz në situata në të cilat një sjellje e tillë nuk do të kishte justifikim.

12. Nuk do që të takojë prindërit e tij dhe nëse e bën, vendoset në një pozicion konflikti me ta qysh prej fillimit.

13. Nuk është më dhe aq i ri, megjithatë është beqar. çne?

14. Mund t’ju takojë vetëm në orare të çuditshme ndonëse nuk ka - të paktën në dukje - një punë apo disa angazhime nga të cilat mund të lirohet vetëm pas njëfare ore dhe në ditë të caktuara. Mund të mos jetë dhe aq beqar, në fakt...!

15. Ka gjithmonë pak para në xhep, ju kërkon të paguani juve dhe rrallë jua kthen paratë. Ose nëse e bën, e bën pjesërisht, duke gjetur justifikime pak të besueshme.

Ju duket se këto pika që listuam kanë pak gjëra të përbashkëta mes tyre? Ndoshta, por korrenspondojnë me tipare specifike të karakterit të meshkujve të cilët ne do të bënim mirë t’i evitonim. Provoni të bëni një mbledhje të pikave që partneri juaj aktual ka prej këtyre dhe pastaj gjykoni me zemër, por edhe me mendje. Nëse ka qenë beqar deri në momentin kur e keni takuar juve, duhet të ketë një “përse”... apo jo?



www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për ju