Keni vendosur të martoheni dhe mamaja, gjyshja, hallat dhe tezet nuk bëjnë tjetër veçse ju kujtojnë se traditat që duhet të ndiqni për një martesë të gjatë dhe të lumtur? Epo, nga qytete dhe zona të ndryshme, vijnë tradita të ndryshme dasmash dhe nuk nuk mund t’i fusnim këtu të gjitha, ndaj po përmendim vetëm disa më kryesoret dhe populloret.

5 gjërat që sjellin fat dhe që nusja duhet t’i vesh ditën e dasmës

  • diçka e re: simbolizon jetën e re që do të nis, gjithë sfidat e reja që kjo jetë do të sjell me vete (mjafton një komplet të brendshmesh të reja).
  • diçka e vjetër: simbolizon të shkuarën, që hidhet pas krahëve. Nusja duhet të ketë me vete një objekt të vetin që i përket së shkuarës, për të mos harruar rëndësinë që ka e kaluara në rrugën e re që do të nisë (mund të ishte një kapëse flokësh).
  • diçka e marrë borxh: simbolizon ngrohtësinë e njerëzve të dashur, të cilët të gjenden pranë në këtë kalim nga e vjetra, tek e reja (mund të jetë një objekt çfardo, huazuar nga një person i dashur).
  • diçka e dhuruar: simbolizon ngrohtësinë e njerëzve të dashur.
  • diçka në blu: simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë nga ana e nuses dhe madje në të shkuarën ka qenë ngjyra e fustanit të nusërisë. (sot përdoren shumë zhartjerët me një fashë blue).


Supersticione martese

...para martesës:



  • nusja nuk duhet të shikohet në pasqyrë ditën e dasmës; kjo mund të bëhet vetëm duke hequr njërën këpucë, njërin vath apo dorashkë.
  • diamanti dhuruar nëse mbahet në dorën e majtë (ose gishtin e dorës së majtë, nëse është unazë) mbron afektin bashkëshortor.
  • sjell ters të blesh në të njëjtin moment unazën e fejesës dhe unazat e dasmës.
  • është një ogur i keq të vësh në gisht unazën përpara celebrimit martesor.
  • velloja e veshur nga nusja sjell më tepër fat nëse është veshur më përpara nga një nuse e lumtur.
  • dhëndrri në fund të ritit mund t’i ofrojë nuses një tufë gruri, një gjest ky që uron dhe i referohet tokës dhe pjellorisë.
  • nusja dhe dhëndrri nuk duhet të shihen përpara takimit në kishë. Dhe jo vetëm kaq: dhëndrri nuk duhet ta shohë kurrë nusen të vëshur me fustan, as fustanin përpara ceremonisë martesore, ndryshe kjo do të ndillte ters.
  • nëse dhëndrri niset për në kishë, nuk duhet për asnjë arsye të kthehet pas. Më mirë të ketë pranë një mik i cili mund ta ndihmojë me urgjencat nëse do të ketë të tilla.
  • mos i rrëzoni unazat në kishë; dhe nëse do të binin, ato duhet t’i ngre vetëm ai që celebron ritin (prifti ose punonjësi i gjendjes civile).


... pas ceremonisë:

Një nga traditat më të bukura është që dhëndrri ta ngre në krahë nusen pas celebrimit si dhe në hyrje të shtëpisë së tyre. Kjo traditë na vjen nga Italia dhe ka origjinë nga një besim romak se është më mirë për nusen që të mos hyjë duke çaluar në shtëpi.

Megjithatë, supersticione të tjera të vogla kanë lidhje me momentet përpara ditës së madhe... Në fakt, edhe për të zgjedhur ditën e martesës ka supersticione. Për shembull, sipas besimeve antike, dita e martë i përket Marsit, që është Zoti i luftës, kurse e premtja është dita në të cilën janë krijuar shpirtrat djallëzorë. Në Norvegji çuditërisht, pjesa më e madhe e martesave celebrohet pikërisht të premteve; cilësohet nga ata si një ditë romantike dhe e shkëlqyer nën mbrojtjen e Venusit, perëndesha e dashurisë dhe harmonisë. Por në Shqipëri, jemi me besimin dhe supersticionin e përgjithshëm se këto dy ditë, e marta dhe e premtja, janë ditë terse për një ceremoni kaq të rëndësishme.

Po atëherë, cila është dita e duhur për t’u martuar, sipas supersticioneve:



  • e hëna është dita që sjell shëndet të mirë, meqënëse i dedikohet hënës, ylli dhe perëndesha e nuseve;
  • e marta sjell pasuri të sigurtë;
  • e mërkura është tepër e favorshme;
  • e enjtja i shkakton pakënaqësi nuses;
  • e premtja thonë se sjell fatkeqësi;
  • e shtuna është konsideruar nga supersticiozët më popullorë si dita më e pafat në absolut, ndonëse kjo është në fakt dita kur shumica e çifteve zgjedhin të martohen.


Po muaji...

  • janari: sjell ngrohtësi, mirësjellje dhe besnikëri;
  • shkurti: muaji ideal për dashuritë dhe çiftimet, identifikohet si zgjedhja më e mirë e mundshme;
  • marsi: premton si gëzime, ashtu dhe dhimnbje;
  • prilli: sjell vetëm gëzime;
  • maji: cilësohet muaj absolutisht pa fat;
  • qershori: kush martohet në këtë muaj do ketë fatin të udhëtojë shumë, nga toka dhe deti. Përveç kësaj, ky është muaji që i dedikohet Junonës, perëndeshës që mbron dashurinë dhe martesat;
  • korriku: taks lodhje dhe shumë punë për të fituar bukën e gojës;
  • gushti: të siguron një jetë të pasur me ndryshime;
  • shtatori: i sjell çiftit pasuri dhe hare;
  • tetori: sjell shumë dashuri por pak para;
  • nëntori: më ditë të trishtuara, premton në të kundërt gaz dhe lumturi;
  • dhjetori: bora i siguron çiftit dashuri të përjetshme.


Për më tepër...



  • “nuse e lagur, nuse me fat” mund të duket një mënyrë e sjellshme për të ngushëlluar çiftin, që ndoshta nuk ka pasur një ditë me diell, por shiu simbolizon fatin dhe bollëkun, që “bien” bujarë mbi çiftin;
  • tingulli i bories së kortezhit nusëror vjen nga bindja se, duke bërë kështu, përzien shpirtrat e këqinj.
  • shtrati i çiftit përgatitet mbrëmjen përpara dasmës nga dy vajza beqare (dhe të virgjëra) në shenjë pastërtie.


Këto dhe shumë besime e supersticione të tjera, mund t’i lexoni sigurisht për kënaqësinë dhe kuriozitetin tuaj; por mos pajtoni kënd që në dasmën tuaj t’i bie trombës, për të qenë të sigurta se shpirtrat e këqinj janë larguar vërtet. Në fakt, as mos i mendoni shpirtrat e këqinj. Ata nuk ekzistojnë... Ah, përveç vjerrës suaj! U trashëgofshi!