Që lëkura jote të duket sa më e re, duhet që ta pastrosh, ta ushqesh në thellësi dhe ta ruash sa më të butë me kremëra të ndryshëm, teksa kurrë nuk duhet të dilni nga shtëpia pa një krem dielli me faktor mbrojtës 30. Kujdesi që duhet të tregojmë varet krejtësisht nga lloji i lëkurës, nëse e ke të yndryshme, normale, të thatë, të ndjeshme apo të dëmtuar nga dielli. Zbulo si fillim se çfarë lloj lëkure ke. Ndërkohë, ja një regjim me katër hapa bazë për t`u kujdesur për lëkurën:

Hapi 1: Pastrimi
Çelësi është thjeshtësia në këtë rast. Duhet të gjesh një pastrues të mirë, ndaj të cilit lëkura reagon pozitivisht dhe të mos e ndërrosh. Një pastrues të mirë mund ta gjesh në farmaci. Nuk është nevoja të bësh një pastrim të kushtueshëm në një qendër estetike. Shmang sapunët, sepse të thajnë lëkurën. Në vend të kësaj, zgjidh një pastrues kremoz nëse ke një lëkurë të thatë ose një pastrues të thellë nëse ke lëkurë me yndyrë.

Mos e pastro fytyrën shumë shpesh, pasi mund të ketë pasoja. Ke nevojë vetëm për të larë fytyrën në darkë për të hequr make up-in dhe kremin e diellit, që mund të bllokojnë poret e lëkurës së fytyrës. Nëse ke lëkurë të thatë, apliko kremin e ftohtë, siç preferojnë francezët. Thjesht aplikon kremin, pastaj hiqe pa përdorur ujë (nëse uji është i rëndë, i ngarkuar me shumë kripëria dhe minerale, mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për lëkurën). Shumë gra preferojnë mënyrën me ujë: përdor ujë të ngrohtë për të hequr pisllëkun dhe poret e bllokuara. Përdor pak pastrues dhe pastaj shpëlaje me ujë të freskët ose të vakët.

Sigurohu që të heqësh grimin e syve me një heqës “make up”-i. Zona rreth syve është delikate, ndaj mos e fërko shumë fort. Teksa në mëngjes një spërkatje me ujë të vakët është mëse e mjaftueshme për të hequr yndyrnat e tepërta nga aplikimi i kremit zbutës gjatë natës. Kurrë mos e la fytyrën tënde me ujë të nxehtë ose të ftohtë, pasi mund të dëmtojnë kapilarët.

Hapi 2: Pastrimi në thellësi
Gjatë rutinës së përjashme për kujdesin ndaj lëkurës, pastrimi i thellë është ai që shumë njerëz e lënë pas dore. Por na besoni, nëse filloni t`i kushtoni rëndësi kësaj pjese, do të vini re një ndryshim të menjëherëshëm. Një nga arsyet pse lëkura e fytyrës së burrave duket më e re se e grave, është se pasi rruhen burrat aplikojnë kremëra për pastrime të thellë.

Jo vetëm kremërat e përshtatshme, por edhe përdorimi i pecetave për të pastruar fytyrn, është shumë efikase. Mjafton të vendosësh pak pastrues në një pecetë të lagur dhe masazho lëkurën me lëvizje rrethore. Pas një shpëlarje të shpejtë, zhduket çdo lloj shenje e lëkurës së vdekur. Mund të bësh një pastrim të thellë lëkure dhe përmes një mikrodermabrazioni, zhveshjes kimike dhe retinoideve.

Pastruesit me kokëriza (scrubs) heqin shtresën e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës, që e bën lëkurën të duket pa jetë. Scrubs ëork by removing the top layer of dead skin cells that tend to dull your complexion. Pastrimi me mikrodermoabrazion të paktën një herë në javë, e bën lëkurën të shkëlqejë gjatë gjithë vitit. Sigurohu të përdorësh një pastrues të butë me kokërriza të imta. Kokërrizat e mëdha në skrabet e lira, mund ta gërryejnë lëkurën, duke shkaktuar më shumë dëme sesa efekte pozitive.

Në një orë që ti bën një “zhveshje kimike” të lëkurës, heq nga fytyra plot pesë vjetë. Nuk e përballon dot këtë nga ana ekonomike? Ka trajtime të tilla që janë mujore dhe kanë efekt po aq pozitiv. Edhe retinoidet, si për shembull, Retin-A, heqin shtresën e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës duke gjeneruar gjithashtu kolagjenin në lëkurë. Kolagjeni është fibra strukturore e lëkurës. Teksa ne rritemi, kolagjeni prishet duke krijuar në lëkurë vija dhe pore të gjera. Edhe ekspertët e kujdesit për lëkurën, te cilët për shumë gjëra nuk bien dakord, e praojnë se retinoidet janë një mrekulli për lëkurën.

Po a duhet të përdorni tonerat, një familje tjetër e pastruesëve për lëkurën? Shumë ekspertë bukurie nuk i rekomandojnë. Tonerat shërbejnë për të hequr gjithë gjurmët e yndyrës, make up-it dhe pisllëkut, gjë që mund ta bëjë edhe një pastrues i mirë i fytyrës. Megjithatë, reagimet e lëkurës janë tepër personale, ndaj nëse reagoni mirë ndaj tonerit, mund ta përdorni lirisht.

Hapi 3: Hidrato lëkurën
Disa editor bukurie thonë se lëkura nuk ka nevojë për hidratues, por shumë të tjerë nuk janë dakord me këtë. Një rregull bazik i bukurisë është se, nëse ke një lëkurë të thatë, duhet të investosh në hidratues bazik. Po sa duhet ta hidratoni lëkurën? Lëkura jote do të ta tregojë vetë. Kur lëkura jote është e fortë, po kërkon hidratim në mënyrë të dëshpëruar. Por kujdes nga hiper-hidratimi - kjo mund t`i bllokojë poret.

Janë kremërat e syve të nevojshëm? Ndoshta. Disa ekspertë bukurie i rekomandojnë ato fuqishëm. Pse? Lëkura rreth syve nuk ka inde yndyrore, prandaj është shumë e hollë dhe rrudhat krijohen lehtë. Kremëra specialë sysh janë krijuar për ta trashur këtë zonë, megjithatë disa ekspertë bukurie pretendojnë se këtë rol mund ta luajë më së miri edhe një krem i thjeshtë sysh.

Hapi 4: Apliko kremin e diellit
Shkaku numër një i rrudhave është demtimi nga rrezet e diellit, ndaj është e rëndësishme të përdorni një krem mbrojtës me faktor mbrojtës të paktën 30. Kremi duhet filluar që në moshë të re dhe duhet aplikuar jo vetëm në verë, por edhe në dimër apo në ditët me re. Një truk efikas është të blesh dy hidratantë: një për natën dhe një për ditën, me faktor mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet. Mos përdorni hidratant me faktor mbrojtës natën, pasi përbërësit e këtij kremi mund ta përkeqësojnë lëkurën. Si dhe kur zgjidhni një krem dielli, sigurohuni që të përmbajë Mexoryl ose Helioplex.


www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat