Nga: Rediana Çuraj



Sipas sondazheve të kryera nga eksperti i punës, Laurence Shatkin, Ph.D., autori I librit “Punët më të mira për shekullin 21”, u zbulua se 80 % e punonjësve në Shtetet e Bashkuara planifikojnë një punë të re pas vitit të ri dhe 60 % e tyre deklaronin se dëshironin të ndryshonin totalisht drejtimin dhe sferën e tyre profesionale.

Ndërkohë sipas Shoqatës amerikane të menaxhimit të burimeve njerëzore, femrat e vlerësojnë një pozicion pune shumë ndryshe nga mënyra se si e vlerëson një mashkull. Niveli I kënaqësisë ndaj pozicionit të punës varet për femrat nga këta tregues kryesorë: 1. Mundësia për të implementuar njohjet dhe aftësitë profesionale (65%); 2. Siguria dhe qëndrueshmëria në punë (64%); 3. Klima e komunikimit midis menaxhmentit dhe punonjësve (61%) dhe i fundit në listë vjen kriteri i shpërblimit.

Ndërkohë meshkujt vendosin në plan të parë shpërblimin e më pas treguesit e tjerë në vlerësimin e tyre për pozicion e punës.

Tradicionalisht, pozicionet në nivele të larta drejtuese kanë qenë gjithmonë më të vështira për t’u arritur nga femrat, për shkak të konkurrencës së ashpër me meshkujt. Për shembull, pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv (CEO) është një ndër punët më të paguara për vitin 2012 (me vendin e 5-të në rankimin e punëve më të paguara për vitin 2012 në SHBA sipas Forbes) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (rreth $76,000 në vit) por femrat zënë vetëm çerekun e këtyre pozicioneve krahasuar me meshkujt, të cilët dominojnë me punësimin në këtë pozicion. Femrat që mbajnë titullin CEO fitojnë mestarisht 31% më pak se rivalët e tyre të seksit të kundërt. E njëjta situatë është edhe me nivelet e larta menaxheriale në fushën e shitjeve dhe marketingut, ku femrat fitojnë rreth 32% më pak të ardhura financiare se meshkujt.

Më poshtë janë listuar 10 punët më të mira për vitin 2013 për tregun amerikan, të cilësuara sipas Forbes, bazuar në studimin e Laurence Shatkin , Ph.D., referuar në të dhënat e Departamentit të punës të SHBA, sipas kritereve të nivelit të sadisfaksionit të femrave për punën që kryejnë, nivelit të të ardhurave financiare, parashikimeve të tregut deri në vitin 2020 dhe ofertave mesatare vjetore (vendeve vakante në tregun amerikan të punës) për pozicionet përkatëse.

Sigurisht që kërkesat dhe tendencat e tregut të punësimit ndryshojnë nga vendi në vend, por gjithashtu duhet të marrim parasysh se shtetet më të zhvilluara ndikojnë, madje shpesh edhe diktojnë trendet e punësimit botëror. Nëse ju mendoni të investoni në karrierën tuaj jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, atëherë është e rekomandueshme që të ndiqni tendencat e punësimit në vendet ku jeni të interesuar dhe të zgjidhni atë profesion, I cili do t’ju sigurojë qëndrueshmëri, të ardhura të kënaqshme financiare dhe sigurisht profesionin të cilin e keni pasion, në mënyrë që të merrni sa më tepër sadisfaksion, pasi në punë kalohet të paktën një e treta e kohës.

No. 1: Mjekët diagnostifikues (si p.sh. dentistët, mjekët patologë etj.)
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 60%
- Paga mesatare vjetore: $121,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 27%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 79,000

No. 2: Profesionistët e shëndetit (si p.sj. farmacistët, infermierët, dietologët etj.)
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 52%
- Paga mesatare vjetore: $70,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 26%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 141,000

No. 3: Shkencëtarët e mjekësisë*
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 56%
- Paga mesatare vjetore: $76,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 36%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 4,000
- *përjashtohen praktikantët

No. 4: Avokatët dhe juristët
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 55%
- Paga mesatare vjetore: $112,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 10%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 23,000

No. 5: Ekspertët e sigurimeve
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 56%
- Paga mesatare vjetore: $91,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 27%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 2,000

No. 6: Inxhinierët e lëndëve djegëse (karburantit)
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 52%
- Paga mesatare vjetore: $122,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 17%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 1,000

No. 7: Psikologët
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 56%
- Paga mesatare vjetore: $70,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 22%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 9,000

No. 8: Menaxherët e nivelit të lartë
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 64%
- Paga mesatare vjetore: $104,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 5%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 52,000

No. 9: Këshilltarët, konsulentët
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 52%
- Paga mesatare vjetore: $45,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 26%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 33,000

No. 10: Drejtuesit e institucioneve arsimore
- Përqindja e nivelit të raportuar të sadisfaksionit: 56%
- Paga mesatare vjetore: $81,000
- Rritja e parashikuar deri në 2020: 15%
- Mesatarja vjetore e vendeve vakante: 21,000



www.ladyalbania.al

Dashuri dhe përkujdesje për femrat