Takime të Hapura – Mundësi Punësimi ProCredit Entry Program, 06 shkurt 2017

ProCredit Entry Program, është një program punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.

Ky program është mundësia e vetme e hyrjes në BankënProCredit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi, mësoni më shumë përtë dhe bankën ProCredit nëpërmjet pjesëmarrjes në takimin e hapur si dhe dokumentarit: ProCredit Entry Program

Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi në të cilat prezantojmë proçesin tonë tërekrutimit për Programin prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.

Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:

Vendi: Tiranë (ProCredit Bank Liceu)

Data: Takimi i rradhës 06 shkurt 2017


Adresa: Rr. “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik, Tiranë

Oraret: Takimi i parë në orën 14:00-15:00 dhe Takimi i dytë në orën 15:30-16:30


Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 06 shkurt 2017, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procredit-group.com duke specifikuar edhe orarin e pjesëmarrjes.


Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al.







Apliko