Sërish me Headhunting…Në një kontekst tjetër, po aq të rëndësishëm dhe vendimtar. Tarifat! Sa duhet të jetë çmimi për gjetjen e një kandidati? Një pagë bruto, dy paga, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, apo shtatëmbëdhjetë?! Çudira me Shqipëtarë dhe Shqipëtarë të çuditshëm…kursehet ose nuk kursehet, punohet me agjensi rekrutimi ose nuk punohet, ekstreme në një shoqëri ekstremesh…Po e filloj nga vetja, unë nuk e kam idenë se sa është cmimi tavan për këtë shërbim, nëse ka një të tillë…nuk kam turp të them që nuk e di, pasi në kaosin e madh të gjërave isha i detyruar të dija disa gjëra të tjera më parë…ndoshta më jetike, që edhe për ato më duhej të pyesja poshtë e lartë tu gjeja përgjigjen…Sa duhet të jetë vlera e një shërbimi kaq të rëndësishëm dhe delikat? Apo është i pavlerë dhe po u harxhoj kohën me histori boshe? Ndoshta është edhe kjo e fundit…ndoshta është më e rëndësishme nga sa po e paraqis unë, por unë di të them nga eksperienca që këto tarifa kanë sjellë largimin e klientëve, dyshimin e tyre në agjensitë e punësimit dhe si rrjedhojë edhe shtimin e kaosit në rradhët e gjata të kandidatëve…

Një mikja ime në këtë fushë po ma ilustronte këtë situatë me gjetjen e Muharremes e cila del çdo te hënë afër ushtarit të panjohur pasi aty poshtë tij është rradha e burrave…Muharremja del çdo javë dhe pret për Vasiliken që ta blejë dhe shes diku me gjashtë paga bruto…Lind pyetja, këtë Muharremen, edhe mund ta punesonim me një ose dy paga, se në fund të fundit Muharremja këtu është, mes nesh, edhe vetë ajo është koshiente që nuk kushton kaq shumë…madje një ditë ajo ishte çuditur kur kishte marrë vesh se sa shumë kishte paguar filan kompani që e kishte mbajtur në punë vetëm gjashtë muaj dhe më pas i kishte treguar derën…gjithsesi Muharremja e pret Vasilikën afër ushtarit të panjohur për ta ri-shitur…

Kompanitë nga ana tjetër po e gjejnë veten duke shpenzuar gjithnjë e më shumë për shërbime të tilla, por që nuk janë jetëgjatë, pasi ne rekrutuesit që jemi me trastë mbi supe, kërkojmë para… sa më shumë para… dhe ofrojmë sa më pak garanci për këto firma, madje me raste i duam aq shumë Muharremet tona (sepse na gjenerojnë para dhe janë aktorë në intervista) sa nuk i lëmë të mbushin vitin në kompanitë që i kemi shitur…

Ndërgjegjësim: Ky shërbim është i rëndësishëm, madje i domosdoshëm, por duhet të reflektojmë…nuk kushtojmë aq shumë sa pretendojmë të shesim veten. Madje të gjithë jetojmë kaq pranë e pranë sa dimë edhe emrat e krushqive…Madje mund t’ju them pronarëve të firmave që me këto tarifa u bie më mirë të blini Britney Spears apo Madonën, madje për 30 mijë Euro, kam idene që Madona do mendohej….

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni