sherbime

Sherbime

Shërbime/Çmime
Disa nga format e promocionit / dialog-komunikacionit që ofrojmë janë:
  • Publikimi i ofertave / shpalljeve / njoftimeve
    evenimenteve (Kalendari)
    Adresari i Biznesit – Imazhi i Kompanisë
    Kërkimi / abonimi
    etj…sa gjatë nuk tejkalojnë limitet e përcaktuara në rregullore dhe listën e tarifave, janë shërbime Falas! (Free!)
    Por përpunimi i tyre i veçantë nga specialistët tanë, (p.sh. përkthim, redaktim, optimim,
    pasurim vizual i ofertave (Logo/Foto), artikuj promocional etj..) janë shërbime me pagesë.

  • Vendosja e njoftimeve në pozicionin Top (Text + Logo + 5 Foto, etj...)
    Njoftimi qëndron gjithmonë në pozicion të parë të një rubrike (Top).

  • E-mail-marketing -> implementim në abo-newsletter (i reklamave / artikujve promocionale etj..)

  • FaceBook - reklama me spot/banner, përball një targeti mbi 1 milion përdorues, për detaje -> Kliko këtu

  • Relizimi, vendosja, transmetimi i spoteve publicitarë / banner-ave interaktivë,
    në pozicionet, rubrikat dhe për targetin e përcaktuar... edhe në faqe të tjera, si facebook etj..

    Si dhe Forma dhe metoda të tjera promovimi dhe reklamimi (kombinacione) që ju dëshironi, të cilat mund ti zhvillojmë në detaj sipas nevojave dhe aksioneve konkrete. Shembuj konkretë të shërbimeve, ju mund ti gjeni direkt në rubrikat e medias www.njoftime.com

  • Shërbimet dhe Çmimet
  • our services
Përparësitë e marketing, dialog - komunikimit tek njoftime.com
  • Një pozicionim maksimal nga motorët kërkues si google, yahoo, msn (live) etj...
  • Një sistem i afirmuar e me imazh pozitiv dhe inovativ në publikun vendas dhe të huaj.
  • Alexa.com ndër vite dhe në vazhdimësi e rreshton njoftime.com tek TOP 10 të faqeve shqiptare.
  • mbi 1 miljon përdorues në vit
  • çdo ditë mbi 11.000 përdorues (8.000 vetëm nga Tirana), përballen para ekraneve (PC-Monitorëve ~ 7 minuta)
  • klientelë potenciale (target), me të ardhura dhe nivel arsimor të lartë
  • reklama / mesazhi ndodhet ~ 50 cm larg syrit, në një ambient të qetë, pa zallamahi
  • relevance e lartë e ofertës / reklamës -> sepse përballet me klientin (lokal) në rubrikën / vendin dhe kohën e duhur (pikërisht kur ai është duke u informuar / krahasuar dhe ka nevojë për produktin / shërbimin / ofertën)
  • mundësi grafike-vizive / inter-komunikative -> të pa kufizuara
  • kosto minimale!

Një profil të lexuesve të medias njoftime.com dhe shpërndarjes së tyre gjeografike e gjeni më poshtë:

Statistikat nga google analytics 2004 – 2013 tregojnë:
Mbi 72.000 Persona/Subjekte janë regjistruar dhe shfrytëzojnë funksionet e sistemit
(si abonimi, publikimi, kërkimi etj.)
~ 14.000 përdorues në muaj klikojnë përmes Celularëve smartphone: Iphone, Blackberry, Samsung etj.

Analizat e sondazheve, datëlindjeve, profesioneve, interesave, analizimi i emrave, përmbajtjeve të njoftimeve, interesimit ndaj rubrikave të caktuara etj...që janë në DataBazë, tregojnë se:
Mosha mesatare e anëtarëve është mbi 25 vjeç, me të ardhura dhe arsim mbi mesataren
85 % e përdoruesve ndodhet në Shqipëri,
kryesisht në zonën Tiranë – Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier.

Në dallim nga lexuesit e faqeve me lajme apo argëtuese,
lexuesi këtu është aktivë dhe veprues, në proces kërkimi!

si do të jetë dinamika e zhvillimit?

Zhvillimet janë shumë dinamike! Nga 2004 - 2006 ishin 5.000 të regjistruar, brenda 2008-ës,
numri i abonentëve kaloji 20.000 vetë!

30 – 40 persona/subjeket të rinj regjistrohen çdo ditë.