Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e
Detyrat kryesore:
- Të ndjekë konkludimin e pagesave për furnitorët dhe klientët në përputhje me Departamentin Shitjeve.
- Të regjistrojë në sistem gjithë kontabilizimet, faturat, deklarimet doganore dhe informacione të tjera sipas nevojave.
- Të kryejë rakordimet me bankën dhe ruajë të gjitha rekorded përkatëse në versionin elektronik dhe shkresor.
- Të kryejë rakordimet e llogarive dhe të ruajë të gjitha rekorded përkatëse në versionin elektronik dhe shkresor.
- Të rregullojë dhe mirëmbajë dosjet në lidhje me aktivitetet e departamentit të Financës; përfshirë faturat dhe dokumentet e tjera kontraktuale që mbështesin/justifikojnë pagesat e kryera.
- Ndjek procedurat e zhdoganimeve të mallrave deri në mbërritjen e tyre në magazinën e Neptun-it.
- Informon supervizorin e magazinës në lidhje me mallrat që do të mbërrijnë dhe i dorëzon paraprakisht dokumentet e nevojshme për “shkarkimin” e mallrave.
- Mbyll shitjet ditore të dyqanit në përputhje me raportet ditore të marra nga dyqani.
- Prodhon statistika dhe analiza rutinë, periodike dhe të posaçme në mënyrën dhe kohën e kërkuar nga Menaxheri i Dyqanit dhe Drejtori i Finances.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
- Arsim të lartë Diplomë Universitare në Financë ose Kontabilitet ose në fusha të tjera ekonomike e plotësuar me kurse të specializuara kontabiliteti.
- Të paktën 3vjet përvojë pune në kontabilitet.
- Të paktën 3 vite përvojë të mëparshme në këtë pozicion.
- Njohuri të biznesit retail (shitje me pakicë).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe koordinuese.
- Të njohin dhe përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi duke specifikuar pozicionin dhe zonën për të cilën aplikojnë në adresën tonë elektronike:
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
Tel. : +355 4 2380 002