Bulqize, ofroj vend pune Inxhinier Miniere Nentoke
Shoqëria Albchrome kërkontë punësojënjë Inxhinier Miniere Nëntokë,i cili do të ponojë me orar të plotë pranë Minierës së Kromit Bulqizë.
Funksioni bazë dheqëllimi i përgjegjësive
Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dheInxhinierët e tjerë në Minierë, harton projektet e shfrytëzimit të bllokut dhekontrollon zbatimin e tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri i Minierës Nëntokë punonpranë Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Kryeinxhinierit dhe nën supervizimin e përgjithshëmtë Administratorit Lokaldhe kryen këto detyra:
1. Kontrollongjëndjen teknike tëpunimeve minerare dhe të shfrytëzimit dhe jep udhëzimet përkatëse për të gjithëpunët që kërkohen në operacionet minerare në sektorin të cilin mbulon;
2. Zbaton me përpiktmëri maksimale rregulloren e sigurimit teknik dhe procedurat e punës.Promovon vazhdueshem zbatimin e kësaj rregullore dhe ndjekjen e procedurave tëpunës nga brigadierët dhe punëtorët e tjerë të Minierës;
3. Ndërmerr kërkime gjeologjike të vëndeve të shfrytëzimit në Minierë,në përputhje me formatin e para-caktuar dhe standartet e Shoqërisë;
4. Promovon rëndësinë e sigurisë nëpunë në të gjithë stafin e Minierës;
5. Angazhohetnë kontrollin dhe përmirësimine vazhdueshëm të procedurave të Minierës dhe procedurat e planifikimit duke dhënërekomandime dhe bashkëpunuar;
6. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Krye Inxhinieri dhe/apo Administratori Lokal.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi:DiplomëUniversitarenë Gjeologji Minierash;Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar nekurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperiencepune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;
Aftësi:
· Të ketë njohje të shkëlqyeratë Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
· Të ketë eksperiencë në kërkime minerare;
· Të ketë eksperiencë në zbatimin e procedurave të hapjesdhe shfrytëzimit të veprimtarisë minerare;
· Të ketë eksperience në përgatitjen e fronteve të punës;
· Aftësi të shkëlqyeraorganizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosurprioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë punedhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhurnë mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për tëorientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacioninkonfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.
Procedurae aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtëpozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 15 Gusht 2013:
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcionkati II, Tiranë, Shqipëri.