Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kantieri
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Kantieri. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.
PERGJEGJESITE:
- Kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ.
- Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Çertifikon volumet faktike të punës, kontrollon zbatimin e çmimeve të kontraktuara deri në finalizimin e situa-cioneve pjesore dhe përmbledhëse.
- Koordinon programin e punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
- Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE.
- Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
- Organizon dhe koordinon me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) për punime në kantier.
- Zbaton me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
- Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodit të veshjes
- Evidenton nevojat për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore .
- Përgatit raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
KERKESAT:
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në inxhineri ndërtimi.
- Eksperiencë në zbatim dhe menaxhim, minimum 8 vjet.
- Aftësi shumë të mira në mbikqyrje të punimeve, dokumentimi i tyre, raportim menaxherial.
- Aftësi në përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe kordinimin e zërave të ndryshme të punimeve.
- Aftësi të mira në MS Project.
- Aftësi të mira në Autocad.
- I vetë motivuar, energjik, i aftë të drejtojë dhe të motivojë ekipin.
- Zotërimi i gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi.
- Komunikues i mirë, me shkrim dhe verbal.
- Fleksibël për të punuar dhe me orë të zgjatura.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 13 Mars 2012.