PDA

View Full Version : E hekurt…por e ëmbël…



Elton ILIRJANI
06.02.2012, 20:44
http://www.njoftime.com/images/biznesi/Erisa_Arizi.jpg

Konferenca e 3-të e Neptun sh.p.k ishte një organizim shik në fund të Janarit. Ishte kënaqësi të shihje gjithë stafin e Neptun në një sallë të madhe ku flitej profesionalisht për arritje dhe synime… Si i ftuar, në këtë konferencë serioze dhe organizim dinjitoz, pata ndjesinë se po merrja pjesë në konferencat që organizojnë edhe grupet e njohura ndërkombëtare… Ishte motivuese dhe emocionet përcilleshin nga shikimet e gjithë stafit…

Në skenë, mes oratorëve të tjerë nuk kishte se si të mos binte në sy edhe bashkëorganizatorja e gjithë këtij evenimenti…Zonja Erisa ARIZI, Menaxhere e Burimeve Njerëzore të Neptun sh.p.k, Jumbo, Philips Aventi dhe Elektro-Servis sh.p.k…

Me buzëqeshjen e saj ajo ishte harmonizuar me ngjyrat dhe suksesin e kësaj kompanie shembull në tregun tonë…

Zonja Arizi, e ka filluar karrierën e saj në Neptun në Shtator 2007 kur kompania numëronte 120 punonjës, sot kjo kompani numëron 500 punonjës rekrutuar dhe trajtuar, pse jo, edhe motivuar prej saj… Jumbo, me 80 punonjës të sapo rekrutuar me hapjen e Tirana East Gate… Philips Aventi me 5 punonjës, me një zhvillim të pandalsh ëm dhe me një staf të kualifikuar shitjesh… Elektro-Servis sh.p.k me 30 punonjës, qendra e autorizuar e riparimeve të elektro-shtëpiakeve për Samsung, LG, BOSCH, Panasonic, SONY, Philips, etj. Plus Distribucion me 20 punonjës të mrekullueshëm që përballen çdo ditë me sfidat e një tregu të pastrukturuar ende… Plot 635 rekrutime te suksesshme në këto vite perpjekje dhe sfidash…

Zonja e hekurt dhe e ëmbël e Neptunit, është shembulli i qartë dhe më i mirë i funksionimit të karrierës edhe për persona pa përkrahje dhe larg nepotizmave që rëndom njollosin tregun tonë të punës… Ajo është shembulli më i bukur i dashamirësisë ndaj punonjësve të palodhur, i përkushtimit deri në detajet më të paimagjinueshme…është e vështirë të mos e simpatizosh këtë Zonjë të hekurt dhe të ëmbël, këtë Zonjë të vërtete sfidash dhe arritjesh…

Neptun sh.p.k, pjesë e Grupit Balfin, një ndër grupet më seriozë në Ballkan, duhet të ndjehet krenar për këtë shembull të menaxhimit të burimeve njerëzore që ofron Zonja Arizi.

Ata që e njohin, vështirë se harrojnë buzëqeshjen e saj të zgjuar që të ndjek dhe te imponon besim, përkushtim, mirënjohje…

E hekurt…por e ëmbël…

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/n7AiEY)