PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Key Account Manager



Next Albania
19.01.2012, 12:39
Next Albania është përfaqësues zyrtar i Unilever për Shqipëri, dhe shpall këtë vend të lirë pune:





KEY ACCOUNT MANAGER



Mund të jesh pjesë e kompanisë sonë nëse plotëson:




KUSHTET




Ke të kryer arsim të lartë

Ke së paku tre vjet përvojë pune në shitje, menaxhim klientësh dhe financa

Zotëron gjuhën Angleze

Ke leje shoferi të kategorisë B

Je mashkull apo femër e moshës 23 - 33 vjeç.





AFTËSITË DHE PËRVOJA




Ke menaxhuar më parë klientë pikash pakice dhe ke kontakte të mira në industrinë e shitjes me pakicë, sidomos n
ë kozmetikë dhe detergjente

Ke njohuri të industrisë së shitjes me pakicë, sidomos zinxhirëve të supermarketeve

Ke aftësi të shkëlqyera negociatash

Ke aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore

Ke qëndrim pozitiv

Ke përvojë të mirë në menaxhim buxhetesh

Ke përvojë në parashikimin e shitjeve

Ke përvojë në planifikim dhe organizim

Menaxhon kohën dhe stresin në mënyrë efektive

Zotëron mirë programe të ndryshme kompjuterike

Ke ambicie dhe zotësi për të arritur gjithnjë më shumë





PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZITËS





Menaxhon klientët ekzistues si dhe rritë numrin e klientëve të rinj duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me ta

Komunikimi dhe negociatat me klientë të rinj përmes përgatitjeve të prezantimeve, propozimeve, dhe kontakteve

Përgatitja e raporteve të ndryshme mbi zhvillimet e ndryshme në treg dhe aktivitetet e konkurrencës

Përkujdeset për mbledhjen e pagesave nga klientët

Bën parashikimin e shitjeve për secilin klient

Të kujdeset dhe të raportojë për buxhetin dhe materialet promovuese

Planifikon në detaj ditën, javën dhe muajin mbi aktivitetet ndaj klientëve

Kalon pjesën më të madhe të kohës në terren

Njohuri të thella mbi produktet e kompanisë

Arritja e planeve të shitjes



Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi, CV
me referenca, si dhe një fotografi
në adresen e e-mailit admir@nextalbania.com. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është 26 Janar 2012
.