PDA

View Full Version : Snakes in suits…



Elton ILIRJANI
14.01.2012, 23:36
Snakes in suits…

Adela, dikur ishte një vajzë e heshtur por problematike. Probleme familjare, probleme në jetën private, shkolla nuk ecte mirë, ndonjëherë thithte cigare hashash…nuk dinte të vishej, nuk i jepte rëndësi higjenës…nuk dinte asgjë…thjesht kishte një ambicie të fshehur…Aplikoi në një kompani të madhe dhe shefja e burimeve njerëzore të asaj kompanie mendoi ta ndihmonte.

Adela kështu u punësua…gradualisht mësoi të sillej, të bënte punë cilësore, të binte në sy te pronarët…Adela eci dhe sot është shefe e asaj kompanie! Sa bukur, shembull i një karriere të suksesshme. Një mundësi e trajtuar si duhet dhe ja…është sot drejtuese, pavarësisht problemeve në të shkuarën…

Por…Adela, është sërish problematike me stafin. Problemet e brendshme janë rikthyer…ajo është kthyer në një person të frikshëm për gjithë stafin…është kthyer në një shuplakë që të pret sa kapërcen pragun e portës kur vjen në punë…Adela nuk po di të sillet…ajo mendon që është shefe dhe vetëm kaq. Adela bërtet, bën intrigë, përpiqet të pushojë këdo nga puna për t’u hakmarrë për të shkuarën e saj. Ndoshta kujton se dikush edhe mund të ketë nënqeshur me të kur ajo ka filluar punë…Ajo është kthyer në një makineri hakmarrje të pakuptimptë…po lufton si Don Kishoti me mullinjtë…Është absurde, gati e pabesueshme, por edhe pronarët e kompanisë nuk besojnë asnjë ankesë të stafit…ata thjesht nuk e dëgjojnë stafin e tyre, pasi Adela është bërë “një me pragun e derës”.

Aty nuk mund të hyjë askush përveç asaj…është mbështjellë si një gjarpër me zile pas porte…ka vetëm një qëllim, të pushojë të gjithë (që nuk i pëlqejnë) nga puna!

Në rregull…po pastaj?…çfarë ka ndërmend të bëjë Adela?

Unë nuk e di...një karrierë e çuditshme…

E ndjera gjyshja ime më thoshte gjithnjë, që njeriun e njeh më mirë pasi i ke lëshuar karrigen…dhe Adelës i është lëshuar një karrige…një vrimë e zezë që po thith gjithë kompaninë, atë vet dhe në fund edhe pronarët…Adela pa diskutim që është një rekrutim i keq…një rekrutim i nxituar…më kujtohet thënia nga një Headhunter Amerikan: “When Psychopaths Go to Work…”.

Në tregun tonë shqiptar, punësimi është një sfidë më vete. Tregu ynë i punës përveç problematikës që ka, përballet edhe me “Psychopats”, të cilët mendojnë se zotërojnë botën apo se janë duke luajtur në “Counter Strike” me jetë njerëzish që sakrifikojnë çdo gjë nga jeta e tyre private për atë punë që u jep atë “copë bukë të tharë…”

Një ish-punonjës i asaj kompanie që kishte investuar një dekadë përpjekje dhe punë cilësore, u largua! Një tjetër po ashtu, të tjerë janë në listën e saj...E çuditshme është se sa e transmetueshme dhe jo-motivuese është një sjellje e tillë edhe për një pastruese të thjeshtë të cilën e dëgjova të thoshte nëpër dhëmbë: “Ajo është një gjarpër me kostum…”.

“Karrigja” … për disa është mundësi për të bërë gjëra të mrekullueshme
… disa të tjerëve u tregon fytyrën e vërtetë
“Psychopaths” nuk e kanë vendin në biznes!

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/ahk5be)