PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vende pune Arketar,Bukepjekes dhe Sistemues



Mercator-A Shpk
11.01.2012, 15:08
MERCATOR –A është pjesë e Grupit Mercator ,një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme si udhëheqësit e zinxhirit të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë, në Evropen Juglindore.

Mercator kryen aktivitet prej mëse 60 vjetësh në Europën Juglindore dhe numëron më shumë se 21,000 punonjës në të gjithë Grupin. Në shqipëri operon në rrjetin prej 5 dyqane në Tiranë dhe Durrës më një staf prej 135 punonjësish.



MERCATOR-A kërkon të plotësojë stafin me kandidat të specializuar dhe me përvojë në pozicionet e mëposhtme:



· ARKËTAR
· BUKEPJEKES/FURRXHI
· SISTEMUES


ARKËTAR


Pershkrimi i punes





Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
• Kryen arkëtime ose pagesa me klientët , në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues.
• Kontrollon dokumentin e arkëtimit për rregullshmërinë ne plotësimin e tij me te gjitha kërkesat qe përmban.
• Numëron dhe kontrollon mjetet monetare.
• Me paratë që arkëton, formon tufa me 100 cope, në përputhje me rregullat e Bankës së Shqipërisë.
• Kryen veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi (sipas prerjeve) duke pasur parasysh:
• Me përfundimin e kuadrimit dhe dorëzimin e vlerave, dokumentet i jepen ekonomistit te shërbimit te klienteles i caktuar për ketë qellim, për veprime te mëtejshme.
• Dorëzon gjendjen e arkës ne tufa te plota, sipas dokumentit te përgatitur për ketë qellim.
• Vendos ne arkën e dorës vlerat qe mbeten ne ngarkim te tij dhe kujdeset deri ne futjen e tyre ne kasaforte.
• Diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës dokumentohen me procesverbal.



Kualifikimi i kërkuar:
• Me arsim te larte Ekonomik.
• Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit ,përparësi kandidatët që kanë punuar në supermarket
• Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme




BUKEPJEKES



Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

- Arsim i mesem ose profesional
- Të paktën 3 vjet punë në pozicione të ngjashme;
- Përvojë në përgatitjen dhe pjekjen e bukës;
- Sjellje dhe aftësi shumë të mira komunikuese;





SISTEMUES MALLRASH



Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

- Arsim i mesem
- Të paktën 2 vjet punë në pozicione të ngjashme;
- Përvojë në sistemim, kontroll dhe inventar logjistike;
- Aftësi shumë të mira sistemuese dhe organizative dhe i orientuar drejt detajeve;
- Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterit;






Aplikantët për këto pozicione duhet të jenë të gatshëm që të punojnë me turne dhe të jenë të moshës 20-40 vjeç.





PROCEDURA E APLIKIMIT:




Për të aplikuar, ju lutemi të paraqisni dokumentet e mëposhtme:



Curriculum Vitae të detajuar pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në adresën e emailit : info@mercator.al brenda datës 15.01.2012



KUJDES !!!



Specifikoni ne subjekt pozicionin që aplikoni



Faleminderit