PDA

View Full Version : Lavoro, lavoro, lavoro e nessun pagamento...



Elton ILIRJANI
28.12.2011, 10:57
Adela, aplikon sërish për supervizore në një Call Center Italiane që do hapet së shpejti në Tiranë. Kompania duket serioze dhe po aplikon standartet më të larta për punojësit të cilët po i rekruton nëpërmjet kompanisë sonë. Gjatë bisedave që pata me Adelën për pozicionin e supervizores ajo më rrëfeu një histori të dhimbshme dhe gati të pabesueshme...

Adela dhe shumë punonjës të tjerë, kryesisht studentë të cilët punojnë për të mbijetuar dhe paguar qeratë e shtëpive pasi jetojnë larg të afërmve të tyre, ishin punësuar në një call center Italiane. Ata ishin përzgjedhur masivisht brenda një dite dhe u ishte premtuar 200 Leke te reja në orë... Ju kishin thënë qysh në fillim se sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do ju paguheshin dhe do punonin të pa deklaruar...studentët kishin pranuar dhe kishin filluar punë...

Historia kishte vazhduar trishtueshëm pasi "pronarët" e kësaj kompanie u kishin komunikuar një ditë që pagën do e merrnin një herë në dy muaj...edhe studentët "ancora" kishin pranuar..."cosa fare"..."questa e la vita"...

Pak para përfundimit të dy mujorit të parë, "il capo" u ka thënë gjithë studentëve se tri ditët në vijim ata nuk duhej të vinin në punë pasi do vendosnin një linjë të re telefonike dhe se do instalonin një program të ri...gjithsesi sipas "il capo" studentët këto ditë do ishin pushim me pagesë dhe sapo të ktheheshin në punë do ju bëhej edhe pagesa "denaro in cassa"...studentët të lumtur menduan të kalojnë tri ditë për veten e tyre me mendimin se sa të mirë janë këta bosët Italianë që sa vjen edhe më mirë sillen...

"Tre giorni dopo" studentët u mblodhën një nga një te dera e Call Center që fatkeqësisht nuk ishte më aty...Italianët kishin ikur...aty nuk kishte më as kompjutera, as tavolina, as kufje, as mikrofona, as pirgje letrash në gjuhën italiane me ofertat "telemarketing", as blloqe mandat pagesash...aty ishte vetëm një dryn i madh në derën e jashtëme..."non c'era piu niente...".
Adela dhe studentët e tjerë menduan të ankohen në zyrën e punës dhe në organet kompetente, por ajo firmë fantazmë nuk ishte e rregjistruar në asnjë vend..."kompania" thjesht i kishte shfrytëzuar dhe ishte larguar...kush e di se ku kishte shkuar për të bërë të njëjtën gjë sërish me disa fatkeqë të tjerë..

Adela në fund të bisedës më tha se nuk i hiqej nga mendja reagimi i një studenti nga veriu i Shqipërisë që pëshpëriste te dera e mbyllur me dryn: "Lavoro, lavoro, lavoro e nessun pagamento!!!..."

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/nZh-yk)