PDA

View Full Version : Tirane, shpallje ftese per oferta



TIH marketing
26.12.2011, 15:40
Njoftim për furnizimin me mallra dhe produkte të ndryshme të Hotel Tirana International për vitin 2012


Në kuadër të fillimit të Vitit të Ri 2012 Hotel Tirana kërkon të realizojë prokurimin për të gjithë mallrat dhe produktet që i nevojiten Hotelit nëpërmjet paraqitjes së ofertave.
Hotel Tirana International fton të gjithë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre per mallrat e mëposhtëm:

*Produkte ushqimore
*Produkte dhe nënprodukte Mishi dhe Peshku
*Produkte Bulmeti
*Kafe
*Fruta perime
*Pije alkoolike
*Ujë dhe pije joalkoolike
*Pajisje kuzhine
*Artikuj kancelarie
*Detergjentë hotelerie
*Materiale teknike (elektrike+ hidraulike + bojra, etj.)
*Gaz

Ofertat duhet të jenë të detajura dhe me specifikime që kanë lidhje me produktet sipas kategorive te tyre. Ofertat të jenë të shoqëruara me certifikata, analiza, etj.
Mirëpresim ofertat tuaja deri ne datën 10/01/2012 në adresat e mëposhtme:

Adresa: Tirana Internacional Hotel, Sheshi “Skenderbej”, Tirane,
Tel: +355 4 2234185; Fax: + 355 4 2234188;
e-mail: director@hoteltirana.com.al