PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance Per Raportime Financiare



MEGATEK S.A
27.06.2012, 14:27
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Finances:
Specialist Raportimesh Financiare

Detyrat dhe përgjegjësitë


Perpilon dhe pregatit raportet finaciare mujore per shitjet, pasqyren e shpenzimeve e te ardhurave, cash flow, raportet per klientet e furnitoret, gjendjet debitore e kreditore etj, per stafin drejtues te kompanise.
I shoqeron pasqyrat e mesiperme me komente e analiza duke pasqyruar qarte pikat e dobeta dhe te forta te departamenteve te shitjes retail apo wholesale.
Njeh shume mire sistemin financiar dhe sidomos raportet per cdo modul.
Njeh shume mire, zbaton dhe ndjek zbatimin e SKK dhe SNK duke bashkepununar me Shefin e kontabilitetit dhe Drejtorin e Finances
Krijon raporte te reja qe mendon se I nevojiten fushes se biznesit dhe paraqet propozime tek drejtori I Finances per ti kerkuar departamentit te IT implementimin e tyre ne system ne menyre qe te jene lehtesisht te kuptueshme nga perdoruesit e ketij informacioni.
Paraqet te dhena te sakta dhe statistika te nevojshme per perpilimin e buxhetit vjetor te kompanise
Krahason buxhetin mujor me realizimet duke analizuar shkaqet qe kane sjelle shmangiet.
Monitoron ne menyre te vazhdueshme gjendjen e debitoreve duke analizuar shkaqet e rritjes
Përgatit dhe paraqet në mënyrë të përditshme, periodike dhe sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientelën e mbuluar për sektorin privat të zonës ku ai është përgjegjës duke përfshirë propozime për veprime, lëvizje apo hapa që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rezultateve të arritura.
Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.

Kriteret mininale
Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në Bachelor ne Finance – Kontabilitet
Eksperiencë pune:Të paktën 3 vjet përvojë pune në eksperienca te ngjashme.
Të tjera:
Aftësi gjuhësore : Preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Aftësi të tjera:


I afte per te punuar ne grup
Njohuri shume te mira kompjuterike dhe experience me sisteme financiare
Njohuri shume te mira te procedurave kontabel dhe planit kontabel
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze ne te folur e ne te shkruar


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania