PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance I Llogarive te Pagueshme



MEGATEK S.A
23.02.2012, 10:05
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Divizionin e Finances:
Specialist Finance I Llogarive te Pagueshme
Detyrat dhe Pergjegjesite


Ndjek kryerjen e pagesave tek furnitori ne perputhje me Departamentin e Prokurimit (Blerjeve).
Vendos ne sistem te gjitha dokumentet e kontabilitetit, deklaratat e zyrave te doganes dhe cdo informacion qe ka lidhje me te.
Kryen azhornimin e llogarive dhe mban te gjitha dokumentet perkatese ne te dyja format : elektronike dhe leter.
Kryen dhe mban te gjithe arkiven e dokumentave perkatese te lidhur me aktivitetet e departamentit te kontabilitetit duke perfshire faturat dhe dokumentat e tjera te kontratave qe tregojne pagesat.
Ndjek procedurat doganore per cdoganimin nga zyrat e cdoganimit deri ne arritjen finale tek magazina e Megatekut.
Komunikon me magazinen per materialet ne mberritje dhe siguron dokumentat e nevojshme te shkarkimit qe me pare.
Perpilon raporte rutine, periodike dhe specifike (ad-hoc), analiza dhe statistika sic kerkohen nga supervizori.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Edukimi: Bachelor-Master ne Finance – Kontabilitet
Eksperiencë pune:Të paktën 2 vjet përvojë pune në eksperienca te ngjashme.
Të tjera:
Aftësi gjuhësore : Preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.


Aftësi të tjera:
·Aftesi per te punuar ne grup, njohuri mbi praktikat e zyres, procedurat dhe pajisjet, njohuri mbi punen dhe aftesi per te perdorur kompjutera personal dhe programet standarte te perpunimeve te teksteve duke perfshire Microsoft Word dhe Excel.
·Eksperience domethenese mbi Sistememt e Llogaritjeve Kompjuterike.
·Aftesi per te mbajtur konfidencialitetin ne lidhje me informacionin e kompanise

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV e detajuar ne gjuhen angleze
2. Listen e Notave te Shkollimit Universitar(Shume e Rendesishme)
3. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania